• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 24 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Shëndeti Këshilla

Ja mënyra efikase për të forcuar imunitetin gjatë dimrit

J G nga J G
19 November 2019
në Këshilla
0 0
0
Ja mënyra efikase për të forcuar imunitetin gjatë dimrit
3
SHPERNDARJE
29
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Forcimi i imunitetit është veçanërisht i rëndësishëm gjatë dimrit kur trupi dobësohet për shkak të periudhave të viruseve, ftohjeve, gripit, andaj dieta dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të madh gjatë kësaj periudhe.

Ne kemi përzgjedhur 10 ushqime për ju që mund të ndihmojnë në rritjen e imunitetit gjatë dimrit.

Hudhra

Ul nivelin e kolesterolit të keq, presionin e lartë të gjakut, forcon sistemin imunitar, dhe është një bombë e vërtetë ushqyese.

Mjalti

Grimcat e polenit në mjaltë ndihmojnë organizmat e sistemit imunitar të ruajnë lëndët ushqyese dhe të prodhojnë qelizat e bardha të gjakut, të cilat janë krahu mbrojtës i trupit tonë, forcojnë trupin dhe kanë veti antivirale dhe antibakteriale.

Limoni

Është një frutë jashtëzakonisht e shëndetshme dhe medicinale që çdo familje duhet ta ketë në tryezë edhe gjatë këtyre ditëve të dimrit. Është një mbrojtës i shëndetit, eliminon helmet, rrit imunitetin, është një antibiotik natyral i pasur me vitaminë C.

Xhenxhefili

Ka fuqinë për të qetësuar inflamacionin, lehtësimin e kollës dhe forcimin e imunitetit. Qëroni dhe copëtoni një pjesë të xhenxhefilit. Vendosni në pesë decilitra ujë të ftohtë, gatuajeni për rreth 20 minuta, pastaj dhe shtoni mjaltë. Pini disa gota në ditë.

Piper i kuq djegës

Ndikon në qarkullimin e mirë të gjakut dhe në ngrohtësinë e trupit, stimulon gjëndrat me sekrecion të brendshëm, stomakun dhe mukozën. Është një burim i shkëlqyeshëm i mineraleve si hekuri, magnezi, fosfori, kalciumi dhe një burim i mirë i selenit. Përmban vitaminë A, K, C, E, riboflavin, niacin, tiaminë.

Hithrat

Çaji i hithrave ndikon në pastrimin e përgjithshëm të trupit dhe rrit imunitetin, pastron gjakun, limfatikën, nyjat, zvogëlon të gjitha infeksionet. Hithra përmban hekur, i cili është esencial për qelizat e kuqe të gjakut. Anemia, mungesa e forcës dhe lodhja janë për shkak të mungesës së hekurit.

Shega

Konsumimi i shegës rrit imunitetin, zvogëlon stresin dhe ka një efekt pozitiv në shëndetin e përgjithshëm. Përveç që është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave, veçanërisht vitaminave K, C dhe acidit folik, ajo gjithashtu ka veti të forta antioksiduese, antivirale, antibakteriale dhe antitumorale.

Kosi dhe produktet e qumështit

Ashtu si produktet e tjera të qumështit me probiotikë, ato mbrojnë mikroflorën e zorrëve, e cila është baza e shëndetit, dhe kosi ndihmon në largimin e substancave të dëmshme nga trupi, duke rritur kështu imunitetin e të gjithë organizmit.

Qumështi i bletës

Për produktet e bletëve, të cilat janë veçanërisht të vlefshme në gjendjen e rraskapitjes, mungesës së gjallërisë psikofizike të organizmit dhe gatishmërisë së përgjithshme, më e rëndësishmja është qumështi i bletëve, i cili, si një biostimulues natyror me përmbajtjen e tij të vitaminave, mineraleve, aminoacideve dhe substancave të tjera, rrit në masë të madhe imunitetin, transmeton lajmi.net.

Lakra

Është një përfitim i vërtetë për imunitetin dhe tretjen, dhe quhet edhe perime antistres. Lakra është një burim i shkëlqyeshëm i vitaminave C dhe K, kaliumit dhe kalciumit. Shumë kohë përpara se shkencëtarët të zbulonin vitaminën C, marinarët bartnin me vete lakra për të parandaluar ftohjet.

 

Tags: DimërImunitetiUshqimet
Postimi i mëparshëm

Cila është paga mesatare në Zvicër

Postimi tjetër

Mantovanelli: Taksa e Kosovës ndaj Serbisë ka qenë reagim politik dhe jo ekonomik

Të ngjajshme Postime

Nëse çorapet ju lënë shenja të thella në këmbë, nuk është rastësi: Ja çfarë po sinjalizon trupi
Këshilla

Nëse çorapet ju lënë shenja të thella në këmbë, nuk është rastësi: Ja çfarë po sinjalizon trupi

13 January 2026
A e dini çfarë del bashkë me ujin e dushit? Zbulimi që do t’ju bëjë të pastroni menjëherë
Këshilla

A e dini çfarë del bashkë me ujin e dushit? Zbulimi që do t’ju bëjë të pastroni menjëherë

7 January 2026
Doni të zgjasni flokët shpejt? Bëni këtë veprim dy herë në ditë dhe do të shihni rezultate të shkëlqyera
Këshilla

Doni të zgjasni flokët shpejt? Bëni këtë veprim dy herë në ditë dhe do të shihni rezultate të shkëlqyera

4 January 2026
Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat
Këshilla

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

10 December 2025
Humor i keq në fund të vjeshtës? Ja ushqimet që ju vijnë në ndihmë
Këshilla

Humor i keq në fund të vjeshtës? Ja ushqimet që ju vijnë në ndihmë

23 November 2025
Lufta me osteoporozën, 6 shenjat dalluese të saj
Këshilla

Lufta me osteoporozën, 6 shenjat dalluese të saj

19 November 2025
Postimi tjetër
Mantovanelli: Taksa e Kosovës ndaj Serbisë ka qenë reagim politik dhe jo ekonomik

Mantovanelli: Taksa e Kosovës ndaj Serbisë ka qenë reagim politik dhe jo ekonomik

Lajmet e fundit

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

20 January 2026
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

20 January 2026
Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

20 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu