Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në konferencën “Feja si instrument i paqes”, të organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA-së në Tiranë.
Në këtë konferencë morën pjesë udhëheqës të shteteve të rajonit dhe udhëheqës të bashkësive fetare nga e tërë bota.
Presidenti Thaçi tha se Kosova është shembull sesi feja ndihmon në ndërtimin dhe forcimin e paqes.
“Më lejoni të flas pak për përvojën e Kosovës me fenë dhe paqen, si dhe të radhis disa të arritura që kemi bërë. E arritura e parë është që nuk kemi lejuar që në luftën e Kosovës për liri e pavarësi të implikohet feja”, ka thënë Thaçi.
Thçi theksoi se Kosova ka përfshirë fenë dhe liderët fetarë në përpjekjet për të ndërtuar paqe e mirëkuptim në mes njerëzve që nga përfundimi i luftës.
“Ndër iniciativat e para të mia si President i Republikës së Kosovës ka qenë themelimi i Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin. Ndër përkrahësit e parë dhe kryesorë të kësaj iniciative kanë qenë pikërisht liderët fetarë në Kosovë, të të gjitha përkatësive religjioze”, ka thënë ai.
“Kështu dërgojnë mesazhin e tolerancës dhe bashkëjetesës dhe vendosin fenë në shërbim të paqes në Kosovë”, theksoi ai.
Fjalimi i Hashim Thaçit:
“Toleranca në mes nesh, si kur bëhet fjalë për besimin tonë në Zot, si për besimin tonë në njeriun, është vlerë pa të cilën nuk mund të ketë paqe në një shoqëri. Ne të gjithë që kemi përgjegjësi, në politikë, në fe, në jetën publike, duhet gjithmonë ta kemi një mendim të qartë dhe një porosi që nuk guxon të komprometohet.
Ky është fjalimi im në konferencën e sotme “Feja si instrument i paqes” në Tiranë”, ka thënë Thaçi. /InLajmi
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/1355943574578959/