• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 26 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Rusia ka interes dhe është e vendosur që të mos e zgjidhë çështjen e Kosovës

J G nga J G
18 November 2019
në Bota, Politikë
0 0
0
Rusia ka interes dhe është e vendosur që të mos e zgjidhë çështjen e Kosovës
0
SHPERNDARJE
21
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Interesi i Rusisë është që të mos zgjidhet çështja e Kosovës dhe të gjitha konflikteve të ngrira në Ballkanin Perëndimor.

Rusia ka interes dhe është e vendosur që të mos e zgjidhë çështjen e Kosovës, pasi që nëse zgjidhet kjo çështje atëherë nuk do të ishte aq tërheqëse për Serbinë.

Kështu ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë në Rusi, Maksim Samorukov, zëvendësdrejtori i Qendrës “Carnegie” në Moskë, qendër kjo e cila merret me studimet në politikën e brendshme dhe të jashtme, marrëdhëniet ndërkombëtare, sigurinë ndërkombëtare dhe ekonominë.

Sipas Samorukov, kur bëhet fjalë për ambiciet e Rusisë për t’u përfshirë në dialogun Beograd-Prishtinë, Kremlini zyrtar ka interes që të mos e zgjidhë këtë çështje dhe se deklaratat e zyrtarëve rusë për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare mund të shihen si të paqarta.

“Rusia, si në konfliktet e tjera në Ballkanin Perëndimor, nuk dëshiron që konflikti mes Serbisë dhe Kosovës të zgjidhet. Mbështetja e Rusisë në këtë kohë është thelbësore për Serbinë, kryesisht për shkak të situatës në Kosovë. Serbia ka nevojë për Rusinë ndërkombëtarisht dhe fuqinë e saj në Kombet e Bashkuara për të parandaluar njohjen e plotë të Kosovës. Sapo të zgjidhet konflikti, Rusia nuk do të jetë më aq tërheqëse për Serbinë. Por deri më tani, ne kemi parë kaq shumë probleme dhe pengesa në mënyrën e zgjidhjes së këtij konflikti që Rusia praktikisht nuk ka për të bërë shumë për ta parandaluar atë”, deklaroi Samorukov, transmeton më tutje.

Ai theksoi se në këtë kuptim, deklaratat që vijnë nga zyrtarët rusë janë të paqarta. Nga njëra anë sipas Samorukov, Rusia thotë se është e gatshme të mbështesë çdo zgjidhje të pranueshme për Serbinë, por nga ana tjetër thotë se duhet të bazohet në Rezolutën 1244 të OKB-së, e cila pengon pavarësinë e Kosovës.

Dhe është me këtë paqartësi siç thotë Samorukov, Rusia dëshiron t’i tregojë Serbisë që Kremlini, në të vërtetë, nuk e aprovon që Serbia të njohë Kosovën.

“Por unë sigurisht nuk do të thosha që Rusia është pengesa kryesore për zgjidhjen e këtij konflikti. Ka shumë pengesa në nivelin lokal dhe ka një rrugë të gjatë për të arritur një marrëveshje përfundimtare, kështu që Rusia mund të pushojë sepse zgjidhja përfundimtare nuk duket të jetë afër”, Samorukov.

Ai thekson se Ballkani Perëndimor nuk është përparësi për Rusinë dhe se nuk është i gatshëm të investojë shumë para ose përpjekje në rajon, por një gjë të tillë nuk e dëshiron as Perëndimin në Ballkan, transmeton lajmi.net.

“Zhurma gjeopolitike në të cilën ndodhet rajoni aktualisht është ideale për Rusinë. Kjo nuk do të thotë as stabilizim i plotë, as destabilizim i plotë, por diçka ndërmjet tyre. Rusia nuk dëshiron që konfliktet e ngrira në Ballkan të zgjidhen, sepse konfliktet e ngrira e mbajnë Ballkanin Perëndimor larg NATO-s dhe Bashkimit Evropian, por Rusia gjithashtu nuk dëshiron që ato konflikte të bëhen aktive, sepse ajo gjithashtu ka linjën e saj të kuqe”, theksoi Samorukov në këtë intervistë.

Tags: BPÇështjeRusia
Postimi i mëparshëm

Shallat më trendi këtë vjeshtë

Postimi tjetër

Tani e tutje një linjë e re e autobusëve në Prishtinë

Të ngjajshme Postime

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara
Bota

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Një vit në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Arrestuam 10 mijë emigrantë pa dokumente
Bota

Një vit në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Arrestuam 10 mijë emigrantë pa dokumente

20 January 2026
Rusia shfrytëzon dimrin si armë kundër ukrainasve
Bota

Rusia shfrytëzon dimrin si armë kundër ukrainasve

19 January 2026
Çfarë është sistemi i mbrojtjes nga ‘Kupola e Artë’ i Donald Trump dhe si do të funksiononte ai?
Bota

Çfarë është sistemi i mbrojtjes nga ‘Kupola e Artë’ i Donald Trump dhe si do të funksiononte ai?

19 January 2026
Spanja shpall 3 ditë zie pas aksidentit me tren ku vdiqën 39 persona
Bota

Spanja shpall 3 ditë zie pas aksidentit me tren ku vdiqën 39 persona

19 January 2026
Lladrovci për vjedhjen e votave: Më në fund i doli tymi
Politikë

Lladrovci për vjedhjen e votave: Më në fund i doli tymi

19 January 2026
Postimi tjetër
Tani e tutje një linjë e re e autobusëve në Prishtinë

Tani e tutje një linjë e re e autobusëve në Prishtinë

Lajmet e fundit

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

20 January 2026
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

20 January 2026
Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

20 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu