• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 25 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Kjo është paga më e lartë dhe më e ulët në Gjermani

J G nga J G
18 November 2019
në Bota, Ekonomi
0 0
0
Kjo është paga më e lartë dhe më e ulët në Gjermani
6
SHPERNDARJE
44
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjermani rrogat janë të larta, kështu mendojnë shumë migrantë, që duan të vijnë e jetojnë në këtë vend. Por sa paguhen vërtet punonjësit dhe sa tatime të mban shteti?

Shifrat nuk të gënjejnë, por ato duhen “lexuar” siç duhet: Kështu për shembull duhet ditur, se po të pyesësh në Gjermani se sa e ke rrogën, përgjigja që të jepet është ajo për rrogën bruto, dhe jo neto, atë që merr vërtet në xhirollogari. Sigurisht, nëse të kthejnë përgjigje, sepse gjermanët e konsiderojnë shumë të papërshtatshme t’i pyesësh, se sa e kanë rrogën.

Sipas statistikave në vitin 2018, e ardhura mesatare mujore në Gjermani është 2.950 euro. E ardhura neto, pra ajo që merr vërtet punëmarrësi është më e vogël. 33% më e vogël, dhe shkon afërsisht 1.945 euro. Pas kësaj diference prej 1000 eurosh fshihen taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore.

Sasia e tatimeve që duhen paguar varet në Gjermani nga klasifikimi tatimor i punëmarrësit. Në Gjermani ka nga 1-6 klasifikime. Se në cilën kategori klasifikohesh varet nga disa faktorë, nëse je i martuar apo beqar, nëse ke fëmijë apo jeton vetëm, nëse je prind që rrit vetëm fëmijët, nëse je ushqyesi kryesor i familjes, nëse ke disa punë me deklarime tatimore.

E ardhura bruto dhe neto – Çfarë do të thotë kjo konkretisht?

Rasti nr.1: Le të marrim rastin e një burri të martuar, baba i dy fëmijëve, e që është rrogëtari kryesor në familje. Ai fiton 2.948 euro bruto në muaj. Paga mujore e tij i përket kështu të ardhurave mesatare në Gjermani. Nga kjo pagë mbahen 167 euro tatim mbi rrogën, 215 euro (7,5%) për sigurimin shëndetësor, 274 euro (9,3%) për pensionin, 36 euro (1,25%) për sigurimin në rast papunësie, dhe 45 euro (1,5%) për sigurimin në rast paaftësie fizike. Në fund ai merr realisht një pagë mujore prej 2.209 euro.

Rasti nr. 2: Një person beqar, pa fëmijë merr të njëjtën pagë mujorë, pra 2.948 euro në muaj bruto. Por ky ka një shkallë më të lartë tatimi, dhe duhet të paguajë edhe 22 euro tatim solidariteti (nga kjo babai me fëmijë është i çliruar). Në fund ky person ka një pagë mujore më të ulët, pas heqjes së tatimeve e kontributeve, i mbeten 1.944 euro në muaj. Nëse ky person është edhe anëtar i kishës katolike apo protestante, kjo shumë pakësohet edhe me 40 euro të tjera.

Profesione të paguara më mirë dhe më keq

E ardhura mesatare që përmendëm më lart është një vlerë statistikore, që nuk të thotë shumë për pagat në degë të caktuara. Në disa profesione, të punësuarit fitojnë shumë, në disa të tjera fitojnë aq pak, sa me zor arrijnë të përballojnë muajin. Vendin e parë mes profesioneve më të mirëpaguara – pa përgjegjësi personeli – e zenë kryemjekët. Këta paguhen mesatarisht 120.000 euro në vit. Edhe mjekët e specializuar paguhen shumë mirë, mesatarisht 90.000 euro në vit. Mes të shumë paguarve në Gjermani renditen të punësuarit në sektorin financiar dhe ekonomik, menaxherë fondesh e menaxherë të ndryshëm në firma.

Më të keqpaguara janë punët e ndihmësve në gastronomi, rreth 2.000 euro bruto në muaj. Pak paguhen edhe parukieret, kamarierët, mes profesioneve më të keqpaguara renditen edhe punonjësit e Call Center, ndihmësit e dentistëve, dhe personeli i kujdestarisë për të moshuarit. Edhe infermieret kanë një pagë relativisht të ulët mujore (mes 2.000 dhe 2.400 euro bruto).

Paga minimale ligjore

Gjermania bën pjesë në vendet që e kanë të përcaktuar me ligj pagën minimale. Ajo është e përcaktuar me 9,19 euro ora (aktuale në nëntor 2019). Luksemburgu është vendi me pagën minimale më të lartë, 11,97 euro në orë. Belgjika, Irlanda, Holanda, dhe Franca janë vende në BE që e kanë pagën minimale më të lartë se Gjermania. Më të ulët pagën minimale e ka Bullgaria (1,72 euro), Letonia (2,54 euro), Rumania (2,68 euro), Hungaria (2,69 euro), dhe Kroacia (2,92 euro). Edhe këtu bëhet fjalë për pagë minimale bruto.

Nëse nuk je i punësuar me kontratë e detyrim tatimor page, por mbi bazën e honorarit, pra i vetëpunësuar, duhet të kujdesesh vetë për tatimet dhe kontributet e sigurimeve shoqërore. Këtu është e këshillueshme që të marrësh këshilla nga konsulenti tatimor, sepse deklarata tatimore është një nga gjërat më të vështira për t’u përgatitur në Gjermani.

Edhe diçka duhet ditur: Me autoritetet tatimore në Gjermani nuk bëhet shaka. E drejta ligjore tatimore në Gjermani është shumë e komplikuar, dhe vetëm një konsulent specialist mund t’iu ndihmojë për të ulur tatimet.

Rrogat janë mesatarisht të larta në Gjermani, por për të kuptuar realitetin duhen parë edhe faktorë të tjerë.

Më e lartë se mesatarja, më të ulëta se rrogat në Zvicër

Pra a janë të larta pagat në Gjermani? Parë nga perspektiva e shumë vendeve evropiane, ato janë nganjëherë dy herë ose më shumë më të larta, se në disa vende Evropë. Në Shqipëri për shembull paga mesatare bruto për një të punësuar me pagë është afërsisht 400 euro (Instat, 52.645 lekë, statistika për tremujorin e dytë 2019), ndërsa në Kosovë në vitin 2017 paga mesatare shënonte 527 euro (ASK). Në Kroaci paga mesatare shënon 870 euro, afër 6436 Kuna, Koha.net.

Pra nga statistikat del, se pagat në Gjermani janë më të larta se mesatarja evropiane, por më të ulëta se Zvicra, Luksemburgu apo Danimarka. Megjithatë numrat nuk të thonë gjithçka. Ato duhen parë në kontekst më të gjerë. Për shembull duhet ditur po ashtu, se në vitin 2017, shpenzimet mesatare mujore të një familjeje të zakonshme gjermane arrijnë 2.517 euro në muaj, ku mesatarisht 900 euro shpenzohen vetëm për qiranë e apartamentit dhe kostot anësore, dritat, uji, shërbimet bashkiake. Nëse ke edhe informacione të tilla shtesë, atëherë ndoshta mund ta kuptosh më mirë se si janë të ardhurat në Gjermani e çfarë të mbetet pas pagesës së tatimeve.

Tags: GjermaniaPagat
Postimi i mëparshëm

Genta Ismajli në një lidhje, u zbulua se kush është

Postimi tjetër

Bejta propozon që Spitali i Prishtinës të ndërtohet në fshatin Llukar

Të ngjajshme Postime

Zelensky në OKB: Mos e zvarritni luftën, paqja varet nga të gjithë ne
Bota

Zelensky në OKB: Mos e zvarritni luftën, paqja varet nga të gjithë ne

24 September 2025
Tusk: Polonia do të rihapë kufirin me Bjellorusinë pas mbylljes dy-javore
Bota

Tusk: Polonia do të rihapë kufirin me Bjellorusinë pas mbylljes dy-javore

24 September 2025
Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran
Bota

Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran

24 September 2025
Zjarri shkakton vonesa në aeroportin e Londrës nga nisen fluturimet për Tiranë dhe Prishtinë
Bota

Zjarri shkakton vonesa në aeroportin e Londrës nga nisen fluturimet për Tiranë dhe Prishtinë

24 September 2025
Macron thotë se Trumpi duhet ta ndalë luftën në Gazë, nëse dëshiron ta fitojë Nobelin për paqe
Bota

Macron thotë se Trumpi duhet ta ndalë luftën në Gazë, nëse dëshiron ta fitojë Nobelin për paqe

24 September 2025
Trump kritikon vendet që e njohën shtetin e Palestinës
Bota

Trump kritikon vendet që e njohën shtetin e Palestinës

23 September 2025
Postimi tjetër
Bejta propozon që Spitali i Prishtinës të ndërtohet në fshatin Llukar

Bejta propozon që Spitali i Prishtinës të ndërtohet në fshatin Llukar

Lajmet e fundit

Arsyet pse lidhjet e gjata përfundojnë në divorc pas martesës

Arsyet pse lidhjet e gjata përfundojnë në divorc pas martesës

25 September 2025
Qumështi i gjirit ndihmon zemrën e foshnjave të parakohshme

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën e foshnjave të parakohshme

25 September 2025
Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

25 September 2025
“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?

“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?

24 September 2025
Huliganët e “Zvezdës” me koreografi skandaloze për terroristin e Banjskës

Huliganët e “Zvezdës” me koreografi skandaloze për terroristin e Banjskës

24 September 2025
“Na jemi kanë vullnetarë, nuk kemi pasë qeveri mbrapa”, Limaj komenton deklaratat e Rubin, kujton kohën e luftës kur erdhi në Kosovë

“Na jemi kanë vullnetarë, nuk kemi pasë qeveri mbrapa”, Limaj komenton deklaratat e Rubin, kujton kohën e luftës kur erdhi në Kosovë

24 September 2025
Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur

Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur

24 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu