Federata e Futbollit të Anglisë i është përgjigjur mikpritjes madhështore që iu është bërë mbrëmë në stadiumin Fadil Vokrri. Kosova është shpallur mikpritëse pasi që tifozët anglezë janë të kënaqur po ashtu dhe lojtarët.
Federata Angleze përmes një postimi në Twitter ka shkruar një shkrim madhështor, ku është shprehur se mikpritja e kosovarëve u ka lënë mbresa.
“Çfarë mikpritje! Faleminderit Kosova”, ka shkruar FA.
Kosova u mund mbrëmë 4:0 nga ‘Tre Luanët’, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2020. /ILajmi