Zyra e Bankës Botërore në Kosovë, ka bërë të ditur se 300 mijë nxënës kosovarë kanë përfituar nga projektet e tyre.
Më shumë se 300 mijë nxënës të Kosovës kanë përfituar nga projektet e Bankës Botërore në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur nga vet zyra e Bankës Botërore në Kosovë, shkruan InLajmi.
Sipas njoftimi, janë më shumë se 600 shkolla apo rreth gjysma e shkollave në Kosovë të cilat kanë bërë përmirësime në vitet e kaluara duke iu falënderuar granteve nga projektet e financuara nga Banka Botërore, që kanë synuar përmirësimin dhe modernizimin e arsimit në Kosovë.
Në njoftim thuhet se projektet kanë pasur për qëllim rritjen e regjistrimeve në shkollë, rritjen e vijimit dhe të numrit të nëmësve që vazhdojnë arsimin.
Njoftimi i plotë:
Më shumë se 600 shkolla apo rreth gjysma e shkollave në Kosovë kanë bërë përmirësime në vitet e kaluara duke iu falënderuar granteve nga projektet e financuara nga Banka Botërore, që kanë synuar përmirësimin dhe modernizimin e arsimit në Kosovë.
Projektet kanë pasur për qëllim rritjen e regjistrimeve në shkollë, rritjen e vijimit dhe të numrit të nëmësve që vazhdojnë arsimin.
Po ashtu edhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimmarrjes.
Nga këto projekte kanë përfituar më shumë se 300,000 nxënës./InLajmi
Më shumë se 600 shkolla apo rreth gjysma e shkollave në Kosovë kanë bërë përmirësime në vitet e kaluara duke iu…
Posted by World Bank Kosovo on Sunday, 17 November 2019