Ka filluar ndeshja në mes Kosovës dhe Anglisë.
Mijëra tifozë janë mbledhur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Si gjithmonë për të parë djelmoshat tonë nga afër nuk mungojnë as fytyra të njohura nga politika.
Kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani, ka postuar një fotografi nga “Fadil Vokrri”, ku shihet me bashkëshortin e saj.
Ajo ka shkruar një status në llogarinë e saj në Facebook: Sonte nuk ka humbës. Ka vetëm festë.! /InLajmi