Mbrëmë disa tifozë anglezë janë përleshur mes vete në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 02:30 minuta pas mesnate në rrugën “Nëna Terezë” të kryeqytetit.
Siç mëson Gazeta Sinjali, rrahja ka ndodhur pas mosmarrëveshjeve mes grupesh ndërsa kanë qenë të përfshirë katër tifozë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia e Kosovës e cila ka ndërhyrë në qetësimin e situates.
Mesohet se nga ky incident, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë detyruar të kërkojnë ndihmë mjekësore, shkruan Sinjali
Ata janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë dhe pas konsultimit me prokurorin janë liruar
















