Një qytetar i Mitrovicës ka gjetur një gjethe në bukën që e ka blerë në një furrë.
Ajo që shpesh nga ne themi që “nuk po e dimë as vet se çka po hamë”, u vërtetua edhe sot nga një mitrovicas.
Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, një qytetar nga Mitrovica ka bërë të ditur se në bukën që sot e ka blerë në një futtë në këtë qytet, ka gjetur një gjethe, shkruan lajmi.net.
Përmes kësaj vërtetohet edhe pakujdesia ndaj konsumatorëve, transmeton lajmi.net.
Vlen të theksohet se kohë më parë në qytetin e Mitrovicës një qytetar kishte gjetur një zhiletë brenda bukës që kishte blerë.
