Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur këmbësori i cili ishte lënduar me datën 8 nëntor në fshatin Sibovc të Podujevës.
“Lidhur me rastin e datës së lartcekur, si pasojë e aksidentit, viktima mashkull K/Shqiptar –këmbësor i lënduar rëndë nga dita e aksidentit e deri më sot gjendej në repartin inteziv në QKUK-së Prishtinë. Më datë 15.11.2019 rreth orës 18:25 është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar ka vdekur në QKUK-së. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.
Policia ka dhenë disa detaje edhe për aksidentin me fatalitet që ndodhi dje në Lluzhan, raporton lajmi.net.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka marr viktima mashkull K/Shqiptar drejtues i njërit automjet si dhe lëndime trupore kanë pësuar edhe një mashkull K/Shqiptar-drejtues i automjet tjetër dhe një pasagjer mashkull K/Shqiptar. Të lënduarit janë duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.