Një qenush i braktisur ka marrë një famë të madhe në internet për defektin e tij unik gjatë lindjes.
Stafi i “Mac’s Mission” në Misuri, i cili është i specializuar për përkujdesjen e qenëve me nevoja të veçanta, lëndime apo abuzime ka gjetur qenushin 10- javësh. Qeni ka lindur me një bisht shtesë, pikërisht në mes të ballit.
Klinika e Kafshëve të Vogla “Cape” konfirmoi që veterineri i saj, Dr. Brian Heuring, pas kontrollit zbuloi se bishti nuk ka sjellë komplikime për qenin, shkruan klantv.
“Bishti është një defekt i lindur, për shkak të faktorëve të mjedisit dhe toksinave që nëna e qenit mund të jetë ekspozuar. Ky qen mund të ketë një qëllim të veçantë në jetë. Ai mund të vizitojë spitale, shkolla, shtëpi të moshuarish dhe t’ju tregojë të tjerëve se të jesh ndryshe është më shumë se në rregull, madje është e mrekullueshme”, shprehet Heuring.
https://www.facebook.com/macthepitbull/videos/452048558776433/?t=1