Përveç Nejdet Cesuroglu, Mario Millosheviq që kishin marrë lehtësisht identitetin e kosovarëve, edhe një shtetase turke e dënuar me dhjetë vjet burg ka marrë identitetin e gruas nga Kosova që jeton në diasporë.
Shtetasja turke, Ozden Gur, ka jetuar në Kosovë rreth dy vjet me identitet të një vajze nga Gjakova.
Kërkohej nga Interpoli për shkak të një dënimi prej dhjetë vjetësh në Turqi.
Në lagjen Mat në Prishtinë jetonte e qetë nën emrin, Filloreta Rama, e lindur më 16 tetor 1985 në Gjakovë.
Ndërkaq, Filloreta e vërtetë jeton në Gjermani, transmeton Insajderi.
Publikimi i skandalit ka nisur me vjedhjen e identiteteve nga kriminel të kërkuar nga Interpoli falë korruptimit të zyrtarëve të MPB-së.