• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

Kalendari historik, 15 nëntor

J G nga J G
15 November 2019
në Kalendari historik
0 0
0
28 tetori ndër vite
0
SHPERNDARJE
52
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

15 Nëntori është dita e 319 e kalendarit gregorian (dita e 320 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 46 ditë.

Ngjarje

1859 – Në Athinë ringjallen Lojrat Olimpike moderne pas rreth 1500 vjetësh. Fillimisht ato u quajtën Lojrat Olimpike të Zhapës, pasi u sponsorizuan e financuan nga Vangjel Zhapa, filantropist i lindur në vitin 1800 në Labovën e sipërme, fshat afër Tepelenës, (sot në qarkun i Gjirokastrës).

Vangjeli e la fshatin e lindjes që në moshën 13 vjeç dhe shkoi në Janinë. Aty gjen mbështetjen e labovitit tjetër Vangjel Meksi, kryemjek në oborrin e Ali Pashës (Vangjel Meksi (1770 – 1821) njihet si autor i një gramatike shqipe dhe përkthyesi i parë në shqip i Dhiatës së re.

Në moshën 20 vjeçare, Zhapa regjistrohet në forcat e Ali Pashë Tepelenës. Pastaj iu bashkua luftës greke për pavarësi nga perandoira osmane, duke luftuar përkrah suljotëve të Marko Boçarit. Pas revolucionit grek, aty nga viti 1831, Vangjel Zhapa largohet nga Greqia dhe vendoset në Rumani ku merret me spekullime në tregun e pasurive të patundshme.

Në vitin 1850, Zhapa njihet si një ndër afaristët më të pasur në Evropën lindore. Përveç ndihmave për ringjalljen e Lojrave Olimpike, Vangjel Zhapa dhuroi shuma të mëdha në drejtim të themelimit të shkollave, bibliotekave dhe institucioneve të tjera të ngjashme arsimore në të gjithë botën e pushtuar osmane, nga Stambolli deri në Labovë. Vangjel Zhapa vdiq në vitin 1865

1939 –Presidenti Franklin D. Roosevelt vendos gurëthemelin e parë të përmendores Thomas Jefferson ne kryeqytetin Uashington. Thomas Jefferson, është një nga etërit e SHBA-se, hartues i kushtetutës dhe i treti presidenti i Shteteve të Bashkuara. Memoriali Jefferson, një strukturë e stilit neoklasik, u projektua nga arkitekti John Russell Pope. Ndërtimi i memorialit përfundoi në vitin 1943. Ndërsa Shtatorja prej bronzi e Jeffersonit u shtua në vitin 1947. Në vitin 2007 Memoriali i Jeffersonit u rendit i katërti në listën e Arkitekturës më të preferuar nga Instituti Amerikan i Arkitektëve.

1943 – Holokausti: Udhëheqësi i shërbimit sekret gjerman SS, Heinrich Himmler urdhëron që ciganët (romët) të trajtohen njësoj si hebrenjtë dhe të vendosen në kampet e përqendrimit” .

1944 – Vdiq në moshën 80-vjeçare britanikja Mary Edith Durham – artiste, natyraliste, udhëtare, shkrimtare – e cia u bë e famshme për studimet e saj antropologjike të jetës shqiptare në fillim të shekullit të 20-të. Edith Durham ishte më me e madhja e tetë fëmijëve. Ajo pati një rini tepër të lodhshme; kur i ati i vdiq, Edithit iu desh të kujdesej për gjithë familjen, ndërsa merrej me vetë-arsimim dhe zhvillonte talentin si piktore – Kur ishte 25 vjeç, punimet e saj u bënë pjesë e muzeut të Historisë Natyrore në Kembrixh.

Më 1913, shëndeti i saj u dobësua, dhe mjeku i rekomandoi pushim, larg halleve ditore. Kështu, Edith Durham u nis nga Londra në Trieste, në Kotor, në brigjet e Dalmacisë, dhe pastaj me rrugë tokësore në Mal të Zi. Ky ishte kontakti i parë me Ballkanin, që do të mbushte pjesën në vazhdim të jetës së saj.

Mary Edith Durham udhëtoi gjerësisht në Ballkan gjatë 20 viteve të ardhshme, duke u përqëndruar veçanërisht në Shqipëri, atëherë një nga zonat më të panjohura dhe më të pazhvilluara të Evropës. Durham punoi për shumë organizata ndihmash, skicoi, pikturoi e shkroi, duke mbledhur artin dhe folklorin shqiptar. Puna e saj ishte e një rëndësie të mirëfilltë antropologjike dhe për këtë arsye, Edith Durham u pranua anëtare e Institutit Antropologjik Mbretëror Britanik. Por ishin edhe shkrimet e saj që i dhanë asaj famën e veçantë. Ajo shkroi shtatë libra mbi çështjet e Ballkanit, nga të cilët “High Albania” (1909 ) është më i njohuri, dhe që ende vazhdon të konsiderohet nga të huajt si libër-udhëzues për të njohur dhe kuptuar zakonet e malësisë së veriut.

Me punën e saj, Mary Edith Durham erdhi duke u njëjtësuar gjithnjë e më shumë me çështjen shqiptare; ajo ishte përkrahëse e idesë së bashkimit të popullit shqiptar. Por Durham pati edhe kritikë të shumtë. Për shembull, ajo sulmohej vazhdimisht nga përkrahësit e shtetit jugosllav, të cilët mbështesnin përfshirjen e Kosovës në Serbi. Kjo e bëri Durhamin gjithnjë e më anti – serbe, duke dalë me shprehjen “paraziti serb” i cili synon jo për të krijuar një Jugosllavi, por për të përmbushur synimet për një Serbi të Madhe …. jo për çirimin e popujve por për t’i bërë ata edhe më të shtypur se më parë”.

Disa intelektualë britanikë pro-serbë i kritikuan ashpër pikëpamjet e saj. Për shembull, Rebecca West (me një përvojë vetëm disa mujore udhëtimi në Jugosllavi shkroi librin e njohur pro-serb “Black Falkon…”) e quante Durhamin “një udhëtare që i përshkruan shqiptarët masakrues të masakruar”. Ndërsa historiani i njohur RW Seton-Watson komentonte se “duke kritikuar vazhdimisht mendësinë ballkanike, ajo u bë pjesë e kësaj mendësie”.

Nga ana e tyre, shqiptarët e vlerësojnë lart Edith Durhamin, duke i dhënë asaj emrin “Mbretëresha e Malësorëve”. Asdreni i përkushoi asaj një vëllim poetik, ndërsa, kur Durham vdiq më 1944, mbreti Zog në mërgim u shpreh: “Ajo na dha zemrën e saj dhe u bë zë në veshin e malësorëve tanë”. Në vitet sundimit komunist (veçanërisht gjatë marrëdhënieve shumë të ngushta shqiptaro – jugosllave), emri i M. Edith Durhamit u la në heshtje, u përbuz, u ndalua. Në vitin 2004, presidenti Alfred Moisiu e cilësoi Edith Durhamin si një prej personaliteteve më të shquara të botës shqiptare gjatë shekullit XX.

1951 – Në Athinë fillon gjyqi ndaj Nikos Beloyannis, udhëheqës i rezistencës dhe kuadër i lartë i Partisë Komuniste Greke. Lindur në Amalias, Peloponez , më 1915 në një familje të pasur, në vitin 1930 ai shkon për të studiuar në Athinë, por para se të diplomohej, u arrestua nga regjimi i Metaksas dhe u transferua tek gjermanët pasi vendi u pushtua nga nazistet me 1941. Beloyannis arratiset nga burgu dhe bashkohet me Ushtrinë Çlirimtare Popullore greke (ELAS ). Pas luftë së dytë, ai bëhet Komisar i Ushtrisë Demokratike Greke ( DSE ) gjatë Luftës Civile dhe një nga të fundit që largohet nga vendi pas humbjes së komunistëve më 1949. Në qershor 1950 Beloyannis kthehet ilegalisht në Greqi për riorganizimin e Partisë Komuniste; arrestohet nën akuzat për tradhti dhe si agjent i Bashkimin Sovjetik. Ai i mohoi të gjitha akuzat dhe në gjyq theksoi natyrën patriotike të veprimeve të tij. Belojanis u bë i njohur në botë si “Njeriu me Karafil” në dorë gjatë gjyqit dhe si i tillë ai tregohet në një skicë të famshme të Pablo Picassos. Përkundër thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare për mëshirë, gjyqi ushtarak e dënoi Belojanin dhe 11 shokë të tij me vdekje. Ai dhe 3 prej tyre, p\u ekzekutuan më 1952, të tjerëve dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm, por nga mesi i viteve 1960 ata u amnistuan. Beloyannis u bë viktimë simbolike e sistemit autoritar të pasluftës në Greqi. Emri i tij iu dha një fshati ndërtuar në Hungari për të strehuar refugjatët politikë grekë që jetonin në mërgim nga fundi i luftës civile (1949) derisa u lejuan të kthehen në Greqi nga qeveria e Andreas Papandreu në fillim të viteve 1980 .

1983 – Themelohet Republika turke e Qipros Veriore, e cila njihet vetëm nga Turqia.

1987 – Në Brasov, Rumani, punëtorët rebelohen kundër regjimit komunist të Nikolae Çausheskut. Revolta e Brasovit shkaktuar nga mungesat ushqimore, ishte një nga protestat e para të gjera publike që çuan në fundin e Çausheskut ne vitin 1989.

1492 – Kristofor Kolombi ka marre shënimin e parë për duhanin në ditarin e tij. Duhani në të vërtetë për herë të parë në shekullin e gjashtëmbëdhjetë është sjellë nga Amerika në Evropë dhe pastaj në kontinente të tjera.

1939 – Forcat naziste filluan në Varshavë vrasjen masive të hebrenjve.
1533 – Francisco Pizarro arrin në Cuzco, Peru.
1949 – Vriten Nathuram Godse dhe Narayan Apte për vrasjen e politikanit indian Mahatma Gandhi.
1961 – Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi një traktat, i cili ndalonte prodhimin dhe përdorimin e armëve bërthamore.

1966 – Programi Gemini: Gemini 12 bie në Oqeanin Atlantik.
1970 – Lunokhod 1 zbret në Hënë.
1971 – Intel paraqiti në treg mikroprocesorin e parë, 4004.
1983 – U themelua Republika Turke e Qipros së Veriut.
1983 – Republika turke e Qipros së Veriut formohet zyrtarisht, duke u njohur si shtet vetëm nga ana e Turqisë.

1985 – Britania e Madhe dhe Irlanda nënshkruajnë një marrëveshje për t’i dhënë Dublinit një rol zyrtar këshillues në qeverisjen e Irlandës Veriore.

1988 – Këshilli Kombëtar i Palestinës, trup legjislativ i Autoritetit Palestinez, shpalli formimin e një shteti të pavarur palestinez në përmbyllje të konferencës katërditore në Algjeri.
1889 – Brazili shpallet Republikë nga Marechal Deodoro da Fonseca dhe Perandori Pedro i Dyti rrëzohet nga froni përmes një puçi ushtarak, duke i dhënë fund mbretërisë.
1900 – Tahir Dizdari, nëpunës, publicist, gjuhëtar e orientalist shqiptar.
2002 – Hu Jintao zgjedhet sekretar gjeneral i Partisë Komuniste të Kinës.
2003 – Kryeqyteti komercial i Turqisë goditet nga një valë e bombardimeve të fuqishme.
2006 – Filloi veprimin Al Jazeera English lajmet.
2007 – Një ciklon shkatërrimtar i emërtuar “Sidr” godet Bangladeshin, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 5.000 personave dhe shkatërrimin e tokave pjellore.
2009 – Populli i Kosovës votoi në zgjedhjet lokale, zgjedhjet e para që nga koha kur vendi shpalli pavarësinë nga Serbia.

Lindje

1738 – William Herschel, astronom anglez
1862 – Gerhart Hauptmann, shkrimtar dhe dramaturg gjerman
1889 – Emanuel II, mbreti i fundit portugez
1905 – Annunzio Paolo Mantovani, dirigjent italian
1907 – Claus Graf Schenk von Stauffenberg, oficier gjerman , njëri nga atenatorët (i pasuksesshem) ndaj Hitlerit më 20 korrik 1944.
1912 – Branko Belan, regjisor filmi kroat,kritik filmi romansier.
1932 – Petula Clark, aktore britanike
1936 – Wolf Biermann, kantautor gjerman
1944 – Joy Fleming, këgëtare gjermane
1945 – Anni-Frid Lyngstad (Frida), pop-këgëtare suedeze (ABBA)
1948 – Eqrem Basha, poet, prozator, skenarist e akademik shqiptar
1949 – Iljaz Prokshi, shkrimtar shqiptar
1954 – Aleksander Kwasniewski, politikan polak

Vdekje

1280 – Alberti Masdh , filozof, teolog gjerman

1630 – Johannes Kepler, matematikan gjerman, filozof, astronom, astrolog dhe specialist i optikës.
1787 – Christoph Willibald Gluck, kompozitor i dirigjent gjerman
1808 – Mustafa IV, sulltan i mbretërisë osmane
1916 – Henryk Sienkiewicz, letrar polak, nobelist
1919 – Alfred Werner, kimist zvicrran
1950 – Agnes Repplier, letrare amerikane
1978 – Margaret Mead, antropolog amerikan

Festa dhe përvjetore
Dita Botërore e Librit

 

Tags: HistoriakalendariLindjeNgjarjeVdekje
Postimi i mëparshëm

Moti sot në Kosovë

Postimi tjetër

Vetëm shkruaj doktor

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 30 qershor ndër vite?

30 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 11 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 27 qershor ndër vite?

27 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 26 qershor ndër vite?

26 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 25 qershor ndër vite?

25 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 22 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodh me 24 qershor ndër vite?

24 June 2025
Postimi tjetër
Në këmbë

Vetëm shkruaj doktor

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 30 qershor ndër vite?

30 June 2025
Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

30 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë

30 June 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu