Gjykata Speciale po vazhdon me thirrjen e dëshmitarëve për të dëshmuar për krime të luftës në Kosovë.
Kësaj radhe, i ftuari nga Gjykata Speciale është Sejdi Berisha, ish-ushtar i UÇK-së.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
Postimi i tij i plotë:
”Tash u njoftova se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, veterani Sejdi Berisha, nga Kijeva e Malishevës, pjesëtar i Brigadës 122, ZO e Pashtriut”, njofton Gucati. /InLajmi