Zgjedhjet e 6 tetorit, ngritën si dy parti të parat Vetëvendosjen dhe LDK-në. Këto parti, pritet edhe ta krijojnë qeverinë e ardhshme. Kujtojmë takimet në mes të kreut të Vetëvendosjes dhe kandidates për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmanit, të cilët u deklaruan që diskutimet kanë filluar dhe se marrëveshja thuajse është arritur.
Sidoqoftë, çfarëdo që të ndodh, qeverinë e re, e presin punë të mëdha.
Zyrtarët e BE-së deklaruan se qeveria e ardhshme duhet të formohet sa më parë dhe sipas procedurave të brendshme.
“Ka punë të rëndësishme përpara për Kosovën dhe qeverinë e saj të re, për të çuar përpara reformat, gjithnjë duke pasur synim zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Po ashtu sundimin e ligjit dhe për të lehtësuar dialogun nga BE në raport me Beogradin”, ka thënë Aleco Smerilli, zyrtar për media i Bashkimit Evropian, shkruan Botasot.
Sipas tij, kjo është në dobi të popullit të Kosovës dhe tërë rajoni.
BE: Çfarëdo që të ndodh në qeverinë e re, e presin punë të mëdha për Kosovën!