Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth 14:11 në fshatin Lluzhan të Podujevës, si pasoj e aksidentit një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë lënduar.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat janë shkatërruar pothuajse tërësisht.
Në vendngjarje kanë dalë policia, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi i cili ka thënë se mjekut kujdestar e konfirmuar vdekjen e një personi si dhe dy të tjerë janë lënduar ku janë dërguar në QKUK, transmeton Insajderi.
“Sot, më 15.11.2019 rreth orës 14:11, policia është njoftuar për një aksident trafiku në F.sh. Lluzhanë në magjistralen Podujeve-Prishtine. Është njoftuar edhe emergjenca dhe njësia e zjarrfikësve. Në orën 14:30 kemi pranuar një konfirmim nga njësitë në vendin e ngjarjes se me konfirmim të mjekut kujdestar një person ka ndërruar jetë dhe dy persona të lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë. Në aksident janë te përfshira dy automjete”, ka thënë Krasniqi.