• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Zhvarroset trupi i 16 vjeçares e vrarë në Llaushë – dyshohet axha i saj

J G nga J G
14 November 2019
në Kosovë
0 0
0
Zhvarroset trupi i 16 vjeçares e vrarë në Llaushë – dyshohet axha i saj
14
SHPERNDARJE
158
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Dy dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë, mund të hidhet dritë mbi një vrasje që e kishte tronditur Llaushën e Skenderajt. Me armë zjarri jo fort larg shtëpisë së saj ishte vrarë atëherë një 16-vjeçare, derisa prapavija e asaj nate maji nuk u mor vesh asnjëherë. Dyshimet janë se plumbat u shkrepën për një arsye tejet banale. I dyshuari është axha i të ndjerës.

20 vjet më parë, pak javë para së në vend të hynin forcat e NATO-s e të jepej lajmi për çlirimin e Kosovës, një vrasje tronditi Llaushën e Skenderajt.

Në majin e vitit 1999, me disa plumba do të vritej në malin e Llaushës një 16-vjeçare, derisa me vdekjen e saj asnjëherë nuk u zbuluan rrethanat se si u vra ajo.

Dy dekada më vonë, nga varrezat ku po prehej, trupi i të ndjerës është zhvarrosur, për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Lajmin për këtë e ka bërë policia përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Me datën 13.11.2019 njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë kanë zbatuar urdhëresën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ku në malet e fshatit Llaushë është bërë hapja ekshumimi i një varri ku janë gjetur mbetje mortore të trupit të njeriut të cilat janë marrë dhe dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gazeta Express ka kontaktuar për këtë rast me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Nga zyra për media është bërë e ditur se bëhet fjalë për një 16-vjeçare që dyshohet se është vrarë gjatë kohës së luftës.

“Ju informojmë që kemi të bëjmë me gjetjen e mbetjeve mortore që dyshohen që i përkasin një femre të moshës rreth 16 vjeçare, e cila dyshohet që është vrarë gjatë luftës në periudhën prill maj 1999. Me kërkesë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, dhe me urdhër të prokurorit për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, është urdhëruar ekshumimi, ku mbetjet mortore të gjetura janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Në këtë fazë jemi në proces të grumbullimit të informatave, dhe njëherit priten rezultatet e autopsisë, në mënyrë që të dihen shkaqet e vdekjes”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

Vrasja me disa plumba e 16-vjeçares (emri i të cilët nuk do të zbulohet për shkak të ndjeshmërisë së rastit), nuk u hetua asnjëherë. Gjithçka që kishte ndodhur 20 vjet më parë dihej mirë nga familja, e gjithë rrethina, mirëpo kurrë për këtë nuk pati hetime, e askush nuk u vu nën pranga.

Siç rrëfejnë disa burime të Gazetës që janë në dijeni për këtë rast, në kohën kur Kosova kishte qenë në periudhë të luftës, të dyshuar nuk janë pushtuesit serbë, mirëpo, siç bëhet e ditur, një familjar i vajzës.

Rasti kishte ndodhur në vitin 1999, në fshatin Llaushë të Skenderajt, kur kishin mbetur edhe pak ditë nga çlirimi i Kosovës. Atëherë, serbët kishin filluar të tërhiqeshin dhe qytetarët kishin filluar të lëviznin lirshëm.

Bëhet e ditur se vajza së bashku me një shoqe, në ditën kur kishte ndodhur krimi ishte duke shkuar për në qytetin Skenderajt.

Në atë ditë, policia serbe që ishte duke operuar në atë anë, do t’i merrnin vajzën dhe shoqen e saj për t’i ndalur në postbllok dhe nuk do t’i lironin për një kohë. Krejt ky rast u përcoll nga axha i të ndjerës T.SH. (emër i njohur për redaksinë), që në atë kohë kishte qenë ushtar i UÇK-së.

Ai e kishte parë mbesën duke folur me serbët dhe kishte pretenduar se ajo kishte pasur diçka me ta. Kur vajza u kthye në shtëpi pak orë më vonë, axha i saj do ta merrte për ta dërguar në mal, ku edhe dyshohet se xhaxhai e ka vrarë me disa plumba.

Sipas dëshmitarëve, trupi i pajetë i saj ka qëndruar për një natë në mal, derisa të nesërmen trupi është marrë nga familja e ngushtë dhe është varrosur, shkruan Gazeta Express.

Ky rast u hesht për 20 vjet, pasi babai i 16-vjeçares asokohe e kishte arsyetuar veprimin e të vëllait. Mirëpo, ngjarja la pasoja në familjen e të ndjerës.

 

Tags: LlaushënProkurorinë Themelore në MitrovicëSkenderajtUÇK
Postimi i mëparshëm

Mustafa: Zgjedhja e Beyer është lajm i mirë për popullin e Kosovës

Postimi tjetër

Kush do të jetë Kapiteni i Kombëtares së Kosovës në ndeshjen me Çekinë?

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, “pranveror”
Kosovë

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi
Kosovë

Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi

27 June 2025
Pamjet nga droni tregojnë dëmin që e shkaktoi zjarri mbrëmë në një ndërtesë në Emshir
Kosovë

Pamjet nga droni tregojnë dëmin që e shkaktoi zjarri mbrëmë në një ndërtesë në Emshir

27 June 2025
“Pastrimi” në përpjekje për heqjen e bërllokut të grumbulluar, pas mbi një muaji greve
Kosovë

“Pastrimi” në përpjekje për heqjen e bërllokut të grumbulluar, pas mbi një muaji greve

27 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Sot pritet mot me destabilizim dhe më i freskët

27 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Sot do të “skuqet” termometri, temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë celsius

26 June 2025
Postimi tjetër
Kush do të jetë Kapiteni i Kombëtares së Kosovës në ndeshjen me Çekinë?

Kush do të jetë Kapiteni i Kombëtares së Kosovës në ndeshjen me Çekinë?

Lajmet e fundit

Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Karakteristikat e një abuzuesi emocional

Karakteristikat e një abuzuesi emocional

28 June 2025
Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

27 June 2025
Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

27 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu