Një pjesëtar i Policisë së Kosovës për pak ka mundur të ketë një fund tragjik dje në qytetin e Pejës.
Një person dje, ka tentuar ta godiste me veturë zyrtarin policor në Pejë, saktësisht në Gorazhdevc, shkruan InLajmi.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që ai në një pikë kontrolli gjatë legjitimimit, vrullshëm ka filluar lëvizjen e veturës me ç’rast ka tentuar ta godiste zyrtarin policor-viktimën mashkull boshnjak. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /InLajmi