Kosova sonte zhvillon ndeshjen vendimtare ndaj Republikës Çeke ku do të vendoset shumçka në lidhje me fatin e kualifikuesit nga grupi A.
Kombëtares do t’i prijë mbrojtësi Amir Rrahmani, i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme në Serie A.
Rrahmani, përveç sigurisë në vijën e fundit të mbrojtjës, jo rrallë herë ka ditur që të jetë i rrezikshëm edhe në sulm, ku madje ka shënuar kundër Malit të Zi në Prishtinë, shkruan Gazeta Blic.
Kosovës i duhet patjetër fitorja sonte sepse çdo rezultat tjetër i minimizon gjasat për kualifikim.