Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar duke thënë se zgjedhja e ish-spiunit rus, Alexey Kondratyev si raportues për Kosovë në Këshillin Evropian, do të ishte goditje e rëndë kundër vlerave dhe mandatit të Këshillit Evropian.
Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social në Twitter, ka thënë se zgjedhja e duhur e kësaj pozite është shumë e rëndësishme për Ballkani.
“Sot, Këshilli Evropian mund të zgjedh në mes të një ish-spiuni rus ose një anëtari të respektuar të Bundestagut që të jetë raportues për Kosovën. Kjo zgjedhje është shumë e rëndësishme për Ballkanin. Të zgjedhësh një agjent të GRU’së në një pozitë të tillë, do të ishte goditje e rëndë kundër vlerave edhe mandatit të Këshillit Evropian.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter. /InLajmi
https://twitter.com/Enver_Hoxhaj/status/1194915813691662336?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1194915813691662336&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fhoxhaj-zgjedhja-e-ish-spiunit-rus-si-raportues-per-dialogun-kosove-serbi-te-ishte-goditje-e-rende-ndaj-vlerave-te-ke-se%2F