Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me iniciativën për Minishengenin.
Ai veprimin e Ramës e ka quajtur djallëzore për Kosovën e që sipas tij do duhej të ekzistonte një forum gjithëshqiptar për konsultime të rëndësishme.
Postimi i tij i plotë:
Nuk po e kuptoje Edi Ramën
Deklarata e tije “se liderët kosovare nuk e kane konsultuar për vendosjen e taxes ndaje Serbisë”, e para është djallëzore; e dyta foshnjore.

Është djallëzore sepse Edi Rama ja futi taxen rrugore Kosovës pa asnjë konsulte paraprake. Kjo taxe e rendon shume qytetarin e Kosovës, i cili e mbanë gjalle turizmin e Shqipërisë.
Është foshnjore sepse Edi Rama e heqë veten për me te mençur se sa këta këndej kufirit, po te paktën t’ ishte konsultu me ish kryeministrin Majko për këtë minishengenin…!
Do duhej te ekziston një Forum gjithë shqiptar për konsultime te rëndësishme, po… /InLajmi