Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ngushëlluar familjen e regjisores Arzana Kraja, e cila sot ndërroj jetë.
“Ngushëllime familjes, të afërmve dhe mbarë komunitetit të artistëve për këtë humbje”, është shprehur Veseli.
“Lajm shumë i dhimbshëm vdekja e regjisores Arzana Kraja. Ajo la gjurmë në artin tonë kinematografik dhe do të kujtohet nga të gjithë për arritjet e saj. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe mbarë komunitetit të artistëve për këtë humbje”, ka shkruar ai. /InLajmi