Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy ka zhvilluar konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Kosovës që zhvillohet nga ora 20:45 në Plzen.
Ai ka lavdëruar shumë skuadrën e Kosovës, derisa ka thënë se ata dëshirojnë të fitojnë këtë ndeshje.
“Ne i respektojmë shumë lojtarët e Kosovës. Keni lojtar shumë të mirë si Rashica dhe keni besim në vetvete. Por ne kemi dëshirë që të fitojmë dhe këtë do mundohemi ta bëjmë nesër“, ka thënë trajneri.
“Lojtaret janë 100% gati. Lojtaret e dinë që kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, nuk kemi nevojë të motivojmë askënd. Ndeshjen e parë me Kosovën kemi bërë shumë gabime dhe shpresojmë që këto gabime nuk do t’i bëjmë nesër“, tha ndër të tjerash Silhavy, shkruan indeksonline.
Ai gjithashtu ka shtuar se biletat e ndeshjes nuk janë shitur ende por shpreson se do të shiten gjatë ditës së nesërme.