Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Kraja për humbjen e vajzës së tyre Arzana Kraja, shkruan InLajmi.
“Vdekja e regjisores Arzana Kraja është lajm i trishtë për të gjithë ne”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.
Postimi i plotë i tij:
Vdekja e regjisores Arzana Kraja është lajm i trisht për të gjithë ne. Ajo i dha shumë kinematografisë sonë me talentin e saj dhe ishte shumë e re për t’u ndarë nga jeta. Ngushëllime familjes Kraja, miqve të Arzanës dhe gjithë komunitetit artistik dhe kulturor në vendin tonë.