Sulmuesi i Kombëtares të Kosovës, Vedat Muriqi, para ndeshjes me Çekinë që do të luaj nesër, ka bërë një shkrim emocionues.
Muriqi ka uruar suksese shokëve në ndeshje, po ashtu ka shprehur keqardhje që nuk do të mund të luaj në këtë lojë e që është shumë e rëndësishme për Kosovën.
Kujtojmë se sulmuesi Muriqi ka pësuar një lëndim më serioz se që u pa në fillim./InLajmi/
“I uroj sukses të gjithë shokëve të mi për ndeshjen e nesërme! Njëherësh, ndjej keqardhje që nuk do të mund të jap mund në fushë bashkë me ta në këtë përballje të rëndësishme. Përkrahje e plotë, përherë”, ka shkruar Muriqi.