Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një postimi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Nenad Rashiq pavarësisht se i kanë cilësuar jo të drejta kutit e ardhura nga Serbia por edhe po kërkojnë nga Gjykata Supreme që t’i pranojë ato vota.
Limaj theksoi se Gjykata Supreme e ka të qartë se ata që janë ankuar nuk janë aspak të shqetësuar për ligj e as për të drejtën e qytetarëve.
Postimi i tij i plotë:
Fatkeqësisht, ky është realiteti në Kosovë!
Ka parti që ka një qëndrim zyrtar të partisë ku i cilëson të parregullta e kontrabandë pakot e ardhura nga Serbia dhe brenda javës e njëjta parti kërkon nga Gjykata Supreme zyrtarisht me i pranuar ato pako si të rregullta.
Në të njëjtën situatë e thërret në ndihmë edhe një përfaqësues serb, i cili para tre dite tha publikisht në TV se ato “vota” grumbullohen, mbushen e falsifikohen në Nish dhe ky përfaqësues tash i kërkon Gjykatës me i pranuar të njëjtat si vota të vlefshme.
Me një fjalë, LVV e Rashiqi po i kërkojnë Gjykatës Supreme të vendos në favorin e tyre, jo se ato janë të rregullta dhe e dinë që janë të falsifikuara, por i duhen se i grabitin tre mandate dhe përmbushin pazarin që kanë bërë me Rashiqin.
Besoj fort që Gjykata Supreme tanimë e ka të qartë se ata që janë ankuar nuk janë aspak të shqetësuar për ligj e as për drejtën e qytetarëve.
Po ashtu, me qëndrim publik kanë treguar se edhe për ta ato vota janë të parregullta dhe se ankesa e tyre është më tepër kërkesë për me shkel ligjin dhe me ju përmbushë apetitet e pazaret në dëm të të tjerëve e në kundërshtim me ligjin, ka shkruar Limaj. /InLajmi