Komisioni Qendor i Zgjedhjeve është duke pritur Gjykatën Supreme që të fillojë rinumërimin e votave.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se janë duke pritur nga Supremja për të kuptuar nëse ka ndonjë ankesë për vendimin e PZAP-it për rinumërim.
“Aktualisht jemi në pritje të konfirmimit nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë ankesë lidhur me vendimin e PZAP-it për rinumërim. Sapo të kemi konfirmimin do t’iu mbajmë të informuar lidhur me hapat e mëtejshëm të KQZ-së”, ka thënë Elezi, lajmi.net.
Theksojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.




















