Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente dhe Policia e Kosovës tashmë ka bllokuar gjithë kalimin në këtë anë.
Sipas dëshmitarëve në vend të ngjarjes e gjithë kjo u bë pasi dyshohet se vetura Audi A3 ka filluar të marrë flakë.
Thuhet se një vajzë ka thyer këmbën dhe një djalë dorën si pasojë e këtij aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme, transmeton lajmi.net.
Zëdhënësi e Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka deklaruar se Policia është duke u marrë me rastin dhe se informacionet do të bëhen të ditura në fund.