Një prej banorëve të Unazës së Re thotë se këtu zona është njësoj si në luftën e Kosovës, kur luftonte kundër regjimit të Millosheviçit.
“Po të shikoni sot këtu, e gjithë skena duket si në Kosovë në 1999 kur bënin luftë kundër regjimit të Milloshevicit. Kosova ishte e pushtuar dhe po bënte luftë për tu çliruar. Sot Shqipëria është 100 vjet shtet dhe është e pushtuar nga krimi i organizuar. Ka lekë për ti shpronësuar banorët, nuk ka. E bën thjesht për të treguar forcën. Nuk kanë faj djemtë dhe vajzat e policisë së shtetit“, tha banori.
Ai tha se nga mediet është informuar për 9 persona të plagosur, transmeton Ora News.
“Nga mediet ti që janë 9 persona të plagosur në spitalin e Traumës. Nuk e di nëse ka edhe nga forcat e policisë, por i uroj shërim të shpejtë të gjithëve. E gjithë kjo situatë ka vetëm një emër. Edi Rama. Do i vijë dita edhe Edi Ramës, kur të shkojë tek 7 penxheret”, u shpreh banori.