Alibaba ka raportuar shitje rekord në Ditën e Beqarëve apo e njohur si “Double 11” përgjatë një periudhe 24 orëshe.
Afro 40 miliardë dollarë janë shpenzuar ditën e hënë.
Gjatë kësaj periudhe, e cila filloi në mesnatën e Singaporit dhe Hong Kongut, Alibaba ofroi zbritje të mëdha në faqet e saj online.
Po ashtu, Alibaba ka njoftuar se për tetë orë ka shpërndarë mbi 100 milionë pako të shituara, përcjell telegrafi.
Shitjet e gjigantit kinez Alibaba më 11 nëntor vitin e kaluar, tejkaluan çdo rekord të vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë ditës Black Friday dhe Cyber Monday.
https://twitter.com/techinsider/status/1194009488749191169?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1194009488749191169&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Falibaba-thyen-rekordin-e-shitjeve-ne-24-ore-per-diten-e-beqareve%2F