• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 25 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

A po bëhet Gjermania polici i ri i botës?

J G nga J G
12 November 2019
në Bota, Lajme
0 0
0
A po bëhet Gjermania polici i ri i botës?
4
SHPERNDARJE
38
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Kramp-Karrenbauer do që ta kthejë ushtrinë gjermane, Bundeswehr, në ushtri për intervenime globale dhe të përmirësojë imazhin e ushtrisë brenda vendit. Jo të gjithëve u pëlqen ky plan.

“Unë zotohem t’i shërbej me besnikëri Republikës Federale Gjermane dhe të mbroj me trimëri të drejtën dhe lirinë e popullit gjerman.” Këtë premtim do e japin ditën e martë qindra rekrutë të rinj gjatë një ceremonie publike betimi para ndërtesës së parlamentit gjerman, Rajhstag, në Berlin dhe në disa qytete të tjera gjermane.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer (CDU, kristiandemokate) gjeti mbështetje politike për idenë e saj që të zhvillohet ceremoni e madhe publike e dhënies së betimit nga ushtarët e rinj. Kristiandemokratët janë dakord, partnerët e koalicionit, socialdemokratët po ashtu, madje Winfried Kretschmann, kryeministri i landit Baden Vyrtemberg që vjen nga partia e Të gjelbërve nuk është parimisht kundër, megjithëse Të gjelbërit e kanë pasur ushtrinë si gogol. Edhe ipeshkvi ushtarak protestant, Sigurd Rink, e mbështeti propozimin duke e quajtur atë kontribut për “çtabuizimin e ushtrisë gjermane, Bundeswehr”. Nga gjithë partitë e përfaqësuara në parlament, vetëm Partia e Majtë doli hapur kundër.

Sheshi i Republikës me rastin e 60 vjetorit të krijimit të ushtrisë gjermane, 11 nëntor 2015

Bundeswehr duhet të bëhet i dukshëm

Ministrja e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer, shkurt AKK, synon me propozimin e saj që ta bëj trupën më prezente dhe më të pranueshme. Ushtria gjermane, Bundeswehr, duhet të bëhet “e dukshme dhe e dallueshme në mes të shoqërisë sonë, në mes të qyteteve dhe komunave tona”.

Ceremonitë publike të dhënies së betimit nga ushtarët e rinj, nuk janë të vetëkuptueshme për një vend ushtria e të cilit shkaktoi 80 vjet më parë Luftën e Dytë Botërore. Protesta të mëdha të dhunshme me qindra të plagosur pati në vitin 1980, kur ministri i Mbrojtjes, Hans Apel, nga partia Socialdemokrate mbajti një ceremoni festive të dhënies së betimit në stadiumin Weser të Bremenit, duke mos u fshehur pas mureve të kazermave.

Sot, nuk vihen në diskutim jo vetëm ceremonitë e dhënies së betimeve dhe apelet, por as misionet e ushtrisë gjermae jashtë vendit. Por ministrja gjermane e Mbrojtjes AKK, shkon një hap më tej. Ajo e shikon Gjermaninë në të ardhmen si “fuqi organizimi” ushtarak, siç ka thënë në disa fjalime të mbajtura javët e kaluara.

Kështu për shembull ajo kërkon të ngrejë një Këshill të Sigurisë Kombëtare, i cili duhet të koordinojë diplomacinë, ushtrinë, ekonomike, tregëtinë, sigurinë e brendshme dhe bashkëpunimin për zhvillim. Përveç kësaj, ajo kërkon vendime më të shpejta parlamentare për misionet dhe kërkon, që në rast nevoje së bashku me aleatët të shfrytëzohet deri në fund “spektri i mjeteve ushtarake”.

Nga ana e politikës ushtarake dhe të sigurisë vjen miratim i gjerë. Harald Kujat, ish kryetar i Komisionit ushtarak të NATO-s i quajti idetë e AKK-së si hapat e parë të duhur. Krijimin e një Këshilli të Sigurisë Kombëtare e mbështet veçanërisht edhe Wolfgang Ischinger, shef i Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Ushtarë gjerman të KFOR-it në KosovëShumë misione?

Por ka edhe që kundërshtojnë. Hans-Peter Bartels, i ngarkuari i parlamentit gjerman me mbrojtjen, vlerëson se për momentin ushtria gjermane është e mbingarkuar. Aktualisht 3 mijë ushtarë ndodhen në misione jashtë vendit, mes tyre në Afganistan, Mali dhe Nigeri, në Ballkan, Mesdhe, në Oqeanin Indian, në Jordani dhe në Irak. Këtyre u shtohen detyrimet e mëdha në Europë, në kuadër të NATO-s. “Trupa ankohet për krijimin e vështirësive,” thotë Bartels.

Edhe nga politika e jashtme, ministres i vjen erë nga drejtimi i kundërt. Ministrja është kundër veprimtarive të Gjermanisë, pa përfshirë edhe aleatët. Ajo do që në kuadër të misioneve ushtarake të veprohet bashkë me aleatët. Por cilët janë aleatët e mundshëm? Zgjedhja e parë për Gjermanianë do të ishte normalisht NATO.

Por, për shkak të qëndrimit të pasigurt të SHBA presidenti francez Emmanuel Macron e quajti Aleancën “në vdekje klinike”, dhe kërkoi forcimin e bashkëpunimit evropian në fushën e sigurisë. Kancelarja gjermane Angela Merkel, i quajti me të drejtë aleatët gjoja më të ngushtë politikë si shumë të ashpër dhe deklaroi se: “NATO është shtylla kryesore e mbrojtjes sonë.”

Dorëheqja e një presidenti

Në politikën e brendshme gjermane roli dhe detyrat e ushtrisë kanë ndryshuar shumë dhjetë vitet e fundit. Shembull për këtë është dorëheqja e ish-presidentit të atëhershëm gjerman, Horst Köhler. Mbas një interviste të dhënë për rolin e ushtrisë, ai u detyrua të jepte dorëheqjen.

Köhler, pati deklaruar se “një vend që ka përmasat sa vendi ynë, me këtë orientim në tregtinë e jashtme… duhet ta dijë… se në rast nevoje është e nevojshme edhe ndërhyrja ushtarake, për të mbrojtur interesat tona, si për shembull për të mbajtur të hapura rrugët tregtare.” Në kritikën e madhe që iu bë fjalimit të tij, u fol për “politikën e luftanijeve”, dhe se kushtetuta gjermane nuk lejon luftë për interesa ekonomike, transmeton DW.

Ministrja e sotme e Mbrojtjes, nuk argumenton shumë ndryshe nga Köhler në atë kohë. Por sot, kurrkush nuk kërkon dorëheqjen e ministres. Kritika drejtohet kryesisht kundër mbingarkimit të ushtrisë dhe pak kundër parimit për një rol të ri më të madh të ushtrisë gjermane. Duket se me përjashtim të disa zërave të vetëm, në përgjithësi të gjithë janë dakord, që Gjermania të angazhohet më shumë ushtarakisht.

Tags: GjermaniaMinistrja gjermane e Mbrojtjes Kramp-KarrenbauerPolic
Postimi i mëparshëm

Alibaba thyen rekordin e shitjeve në 24 orë

Postimi tjetër

Nipi i Jakup Krasniqit i kthehet punës në zyre një ditë pas rrahjes

Të ngjajshme Postime

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse
Shqipëri

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

25 September 2025
“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?
Politikë

“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?

24 September 2025
Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur
Kosovë

Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur

24 September 2025
Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve
Shqipëri

Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve

24 September 2025
“Qielli i thyer” – shtatë të arrestuar në aksionin policor në Prishtinë e Pejë
Kosovë

“Qielli i thyer” – shtatë të arrestuar në aksionin policor në Prishtinë e Pejë

24 September 2025
Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi, Serbia t’i kap ata e t’i ndjekë penalisht
Kosovë

Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi, Serbia t’i kap ata e t’i ndjekë penalisht

24 September 2025
Postimi tjetër
Nipi i Jakup Krasniqit i kthehet punës në zyre një ditë pas rrahjes

Nipi i Jakup Krasniqit i kthehet punës në zyre një ditë pas rrahjes

Lajmet e fundit

Arsyet pse lidhjet e gjata përfundojnë në divorc pas martesës

Arsyet pse lidhjet e gjata përfundojnë në divorc pas martesës

25 September 2025
Qumështi i gjirit ndihmon zemrën e foshnjave të parakohshme

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën e foshnjave të parakohshme

25 September 2025
Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

25 September 2025
“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?

“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?

24 September 2025
Huliganët e “Zvezdës” me koreografi skandaloze për terroristin e Banjskës

Huliganët e “Zvezdës” me koreografi skandaloze për terroristin e Banjskës

24 September 2025
“Na jemi kanë vullnetarë, nuk kemi pasë qeveri mbrapa”, Limaj komenton deklaratat e Rubin, kujton kohën e luftës kur erdhi në Kosovë

“Na jemi kanë vullnetarë, nuk kemi pasë qeveri mbrapa”, Limaj komenton deklaratat e Rubin, kujton kohën e luftës kur erdhi në Kosovë

24 September 2025
Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur

Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur

24 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu