Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas mbledhjes së Samitit të Ohrit, ku po marrin pjesë liderët Ballkanit Perëndimor, deklaroi se marrëveshja e “Mini-Schengenit Ballkanik” është shumë e rëndësishme për Serbinë, por edhe për vendet e tjera që janë pjesë e saj.
“Mini-Schengeni Ballkanik është një nismë shumë e mirë për vendin tonë. Është e rëndësishme se si u morëm vesh në një kohë të shkurtër për të arritur një marrëveshje që është në të mirë të qytetarëve tanë”, deklaroi ai.
Më tej shtoi se nga kjo marrëveshje të tre vendet do të kursejnë rreth 260 milionë dollarë.
Vuçiqi tha se qytetarët e rajonit do të mund të udhëtojnë nga një shtet në tjetrin vetëm me letërnjoftim.
Masat e kësaj marrëveshje janë:
Udhëtimet e shtetasve të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në këto vende të mundësohet me letërnjoftim
Mundësohet që të huaj të mund të udhëtojnë në vend pa viza shtesë dhe kjo do të rrisë numrin e turistëve të huaj dhe do të vendosë oferta dhe destinacione të përbashkëta turistike.
Leje të përbashkëta pune dhe pranimi i diplomave, pa procedura shtesë.
Këmbim studentësh
Të gjithë shërbimet inspektoriale në gjithë kufijtë të punojnë për 24 orë, posaçërisht inspektorati sanitar dhe të veterinarisë, me çka pritet të shkurtohet koha e pritjes për mallrat dhe që do të rrisë konkurrencën e gjithë rajonit me rreth 12 milion banorë
“Paketë” e unifikuar me dokumentacion për mallrat transit.
Ndryshime në ligjet në fushën e tregut të kapitalit, tatimit dhe sistemit financiar në të gjithë vendet, me qëllim që të krijohen kushte për lëvizjen e kapitalit, transmeton Telegrafi.
Përforcimi i bashkëpunimit kufitar në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit, përmes bashkëpunimit në fushën e emigrimit dhe ndihmës në situata të jashtëzakonshme.
Në konferencë u theksua se kjo nismë është e hapur për gjithë rajonin.