Borussia Monchengladbach arriti fitore ndaj ekipit të Milot Rashicës, Werder Bremenit me rezultat 3:1.
Vendasit ishin duke fituar 3:0 deri në minutat shtesë, kur Werderi shënoi golin e nderit, ndërsa Rashica ishte protagonist.
Ai asistoi për Bittencourt i cili pastaj realizoi në mënyrë maestrale.
Reprezentuesi kosovar pati paraqitje fenomenale duke shkëlqyer dhe është në formë duke i gëzuar edhe tifozët kosovarë para ndeshjeve të fundit të eliminatoreve.
Nga Sofascore, Rashica mori notën 8 për paraqitjen e sotme, transmeton Indeksonline.
Rashica pas kësaj ndeshje do të udhëtojë në Kosovë për ndeshjet finale të Kombëtares ndaj Çekisë dhe Anglisë.
https://twitter.com/tovciIE/status/1193536818182008833?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fme-nje-lule-scel-pranvera-rashica-dhuron-asist-dhe-shkelqen-ne-fushe%2F