Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se projekti i nisur nga Edi Rama dhe Alesksander Vucic ka për qëllim të izolojë edhe më shumë Kosovën, ta defaktorizojë ekonomikisht dhe ta dobësojë në marrëveshjen finale me Serbinë.
Sali Berisha ka thënë se ide të tilla të faktorizimit të Serbisë karshi Kosovës datojnë nga pushteti i Enver Hoxhës, i cili kishte nisur bashkëpunimin me diktatorin jugosllav Tito.
“Udhëheqja e Kosovës përcakton vet qëndrimin e saj por në bindjen time dhe informacionin që una kam Minishengeni ballkanik është një nismë serbomadhe kryekëput kundër Kosovës dhe synon rrethimin e saj nga Serbia por tashmë njëlloj si në vitin 1946 edhe nga Shqipëria”, ka thënë Berisha.
Ish-Presidenti i Shqipërisë thotë se gjithë kjo nismë synon ta bëjë Kosovën satelit të Serbisë.
“Kjo nismë që mori jetë me paktin Vucic-Rama në nIsh i njëjti në thelb me paktin Tito-Enver të bashkimit doganor dhe defakto shndërrimit të Shqipërisë në republikë të shtatë të Jugosllavisë synon përsëri nëpërmjet Shqipërisë të defaktorizojë dhe shndërrojë Kosovën de fakto në një hapësirë ekonomike të Serbisë një satelite të saj”, ka shtuar Berisha.
Por, ku pse doli kjo ide tash?
Sali Berisha e lidh minishengenin me dështimin e idesë për ndryshimin e kufijve të Kosovës në favor të Serbisë që e kishin nisur Rama e Vucic të ndihmuar nga ish-gazetari Baton Haxhiu.
“Kështu, pas dështimit të Vucic me trojkën fazeze të albanofobëve Zografi Bis, Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiq për të ndarë Kosovën midis Serbisë dhe Shqipërisë në emër të Serbisë së Madhe, serbomadhi Vucic nxori nga sirtarët projektin e Jugosllavisë së Re de fakto të Serbisë së Madhe. Fillimisht së paku në rrafshin ekonomik por e sigurt dhe në atë politike. Ky është një projekt i rrethimit të Kosovës me një kuadër ligjor rajonal nënshtruaes dhe paralizimit të potencialeve të saja gjatë dialogut për marrëveshjen me Serbinë”, ka shtuar ai.
Berisha i ka quajtur gangsterë Ramën e Vucicin duke thënë se po krijojnë hapësirë edhe për ndikimin rus në Ballkan. Prandaj, ai ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve të kundërshtojnë këtë ide, shkruan Gazeta Express.
Përveç këtyre djallëzia Vucic-Rama për të paraqitur Kosovën si delen e zezë të mosbashkëpunimit në rajon është një synim tjetër i mirëfilltë antishqiptar i paktit të Nishit. Së fundi, ajo që këta gangster ballkanas përpiqen ta shesin si imitim të Shengenit të BE’së është thjeshtë shtrirje e hapësirës ekonomike të stepave të vëllait të Madh të Serbisë tashme jo vetëm ne Rusinë e vogël por edhe në shtetet vasale të saja. Duke përfunduar, shpreh bindjen se ky projekt që synon rrethimin e Kosovës me Serbomadhi do të dështojë dhe ju bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë të kundërshtojnë projektin antishqiptar, anti Kosovë Vucic-Rama të Jugosllavisë së Re si një mjet destabilizues për rajonin”, ka deklaruar Sali Berisha.