Bersant Celina dhe Atdhe Nuhiu do të jenë kundërshtarë sot në rangun e dytë të futbollit anglez, në ndeshjen që do ta zhvillojnë Swansea dhe Shefied United.
Celina pjesë e skuadrës uellsiane është shndërruar në futbollist kyç këtë sezon me golat dhe asistimet e tij. Nuhiu pritet të jetë në bankë rezervë për këtë ndeshje, transmeton RTK.
Ndeshja fillon nga ora 16:00, ndryshe, që të dy futbollistët janë ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes për dy ndeshjet e nëntorit, kundër Çekisë dhe Anglisë