Mc Kresha njihet si artisti më i pëlqyer dhe me numër të madh këngësh të zhanrit rep por jo vetëm.
Ai derisa ishte i ftuar në një emision ‘Review’, ka shpalosur një plan të tij i cili ka treguar se ka filluar të punojë për një album të ri.
Kujtojmë se ai sapo ka publikuar albumin ”United States of Albania”, ku ka pasur një sukses jashtëzakonisht të madh.
“Po ne njihemi për qat punë. Na mos me bo album, vet fansat tonë cakatin thonë ‘ej, ku jeni, çka jeni tu bo?’, “ – ka thënë Kresha kur u pyet nga moderatorja nëse po punon për të sjellë një album të ri.
Ai gjatë intervistës ka treguar se shumë është munduar që ta bëjë albumin e fundit ‘USA’ i cili ka falënderuar të gjithë për punën e palodhshme që kanë bërë gjatë asaj kohe.
“Besoj që publiku ka me pasë çka me ngu prej neve, para se me i thënë dikur vetes ndalu,” – ka thënë Kresha për fund.