• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 29 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Zogaj: Qeveria e re duhet ta këtë detyrë jetike që ta hetoj dhe shpartalloj SHIK-un

J G nga J G
8 November 2019
në Politikë
0 0
0
Zogaj: Qeveria e re duhet ta këtë detyrë jetike që ta hetoj dhe shpartalloj SHIK-un
5
SHPERNDARJE
36
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse kanë kaluar disa vite prej kur është shuar, në Kosovë vazhdon të ketë shumë të panjohura rreth veprimtarisë së ish Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

SHIK-u, konsiderohet si “gogoli” më i përfolur i të gjitha të këqijave që i janë shkaktuar popullit të Kosovës.

Njohës të çështjeve politike e juridike, kanë deklaruar se Qeveria e re duhet ta këtë detyrë jetike që ta hetojë dhe shpartalloj SHIK-un, sepse, nëse këtë nuk e bën, atëherë do t’ia mundësojë këtij rrjeti famëkeq, që të vazhdojë veprimtarinë kriminale në dëm të vendit dhe popullit.

Zogaj: Qeveria e re jo vetëm që duhet, por duhet ta këtë detyrë jetike që ta hetoj dhe shpartalloj SHIK-un

Analisti politik Skender Zogaj, ka thënë se çështja e SHIK-ut është gogoli më i përfolur i të gjitha të këqijave që i janë shkaktuar popullit të Kosovës, duke filluar nga përçarja e frontit të luftës çlirimtare e deri te damkosja e lirisë dhe pavarësisë me vrasjet politike e deri te kapja e shtetit me strukturat e organizuara të krimit dhe korrupsionit që e kanë kapluar vendin.

Sipas tij, Qeveria e re jo vetëm që duhet, por duhet ta këtë detyrë jetike që ta hetoj dhe shpartalloj SHIK-un, sepse, nëse këtë nuk e bën, atëherë do t’ia mundësoj këtij rrjeti famëkeq, që të vazhdojë veprimtarinë kriminale në dëm të vendit dhe popullit.

“Se çfarë është keqja është SHIK-u, tashmë po tregojnë vet ish pjesëtaret SHIK-ut, duke i pranuar veprat kriminale që i kanë kryer nga të cilat dëshmohet se kjo është një organizatë e keqbërësve ordinerë, vrastarësh mercenarë të pa besë, të pa nderë, të pa fe, të pa komb e atdhe. Qeveria e re prandaj, menjëherë duhet të punojë në zbardhjen e pjesëtareve të SHIK-ut dhe të rrjetit veprues të atyre që janë futur brena institucioneve për t’i mbajtur nën vëzhgimin e SHIK-ut dhe interesat e tij! Hetimi duhet të përfshijë edhe të gjitha partitë politike, në radhët e të cilave ka plot “lavra” të rrezikshme SHIK-iste. Tash kur Kosova e ka AKI-n që është institucion legal shtetëror, është e pa tolerueshme që dikush tjetër i rrugëve të veproj prapa shpinës së saj”, është shprehur analisti politik Skender Zogaj.

Kajazi: Qeveria e re duhet ta funksionalizojë veprimin e shtetit ligjor

Eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi, ka thënë se Kosova ka rend demokratik ku pushtetet janë të ndara, dhe qeveria e re nuk duhet të këtë influencë në çështje se kë duhet hetuar e kë jo.

Sipas tij, Qeveria e re duhet ta funksionalizojë veprimin e shtetit ligjor, dhe duhet të heq dorë nga ndërhyrjet politike në sistemin e sigurisë në tersi, në sistemin gjyqësore.

“Qeveria e re duhet të hartoj dhe zbatoj politika të cilat veprimin e shtetit e kthejnë në shtratin institucional. Këto veprime do të hapnin rrugë që shumë çka që ka mbetur peng apo mister gjatë këtyre viteve të marr udhën e vet, duke filluar me vrasjet politike, vjedhja e dhomës së dëshmive, privatizimi dhe se jo edhe SHIK, por gjithnjë duke vepruar në kuadër të hapësirave ligjore”, ka thënë eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi.

Kelmendi: Shteti nuk shërohet assesi pa masa ndëshkuese

Njohësi i çështjeve juridike, profesor Muhamet Kelmendi, ka thënë për Gazetën “Bota sot” se çështja e hetimeve në Kosovë për shumë mekanizma jo formal është e domosdoshme që të bëhet.

Sipas tij, ajo ndikon në zbardhjen e shumë situatave, ngjarjeve dhe rrethanave nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

“Në kuadër të kësaj kërkohet të hetohet jo vetëm SHIK-u por edhe Siguria Atdheut, madje edhe vetë partitë politike, deri tek vet mekanizmat e ndryshëm të shtetit. Kosova ka kaluar nëpër një gjendje të rëndë, Dhuna dhe terrori sikundër edhe gjenocidi kanë qenë të ashpra gjatë pushtimit. Mirëpo, edhe pas luftës u kryen shumë vepra të rënda dhe u vodhën shumë mjaftë mjete financiare duke e keqpërdorur ashpër shtetin. Këtu pra patjetër që kërkohen hetimet dhe ndjekjet penale. Po ashtu duhet doemos që shërbimet e ndryshme, fondet e krijuara para luftës, dhe çdo veprimtari e bërë kriminale të hetohet”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

Sipas tij, natyrisht se Qeveria e ardhshme është e detyruar, nëse dëshiron shërim të shtetit, ti hetojë dhe dënojë të gjithë mekanizmat e ndryshëm dhe çdo subjekt përgjegjës.

“Shteti nuk shërohet assesi pa masa ndëshkuese, sepse vetëm ndëshkimi i ndal kriminelet dhe çdo kënd që ka kryer vepra penale, apo është kriminel”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

Burjani: Në Kosovë duhet të hetohen fondet e mbledhura dhe të dihet se ku janë shpenzuar ato para

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, ka thënë se mund të ketë hetim parlamentar për të shtruar si debat, por natyrisht pa veprim të Gjykatës nuk ka gjë prej kësaj çështje.

“Në Kosovë duhet të hetohen fondet e mbledhura dhe të dihet se ku janë shpenzuar ato para, dhe të gjitha vrasjet duhet të trajtohen nga Gjykatat” është shprehur njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani.

Elezaj: Kjo çështje është e domosdoshme për t’u trajtuar

Publicisti Rexhep Elezaj, ka thënë kjo çështje është e domosdoshme për t’u trajtuar, duke filluar nga mediat hulumtuese, e deri tek organet dhe Gjykatat e Drejtësisë.

Sipas tij, kërkesa për t’u hetuar e gjithë veprimtaria e SHIK-ut është shtruar që disa viteve rresht, madje nga deputetët e Kuvendit, por edhe nga shoqatat e pavarura të shoqërisë civile, etj., por kurrë nuk është ndërmarrë asgjë deri më sot në këtë drejtim.

“Mbase dihet mirëfilli se kush ishin ata të cilët i penguan hetimet ndaj kësaj ish organizate ilegale (ish shefi i saj Kadri Veseli thotë, legale) për të bëmat e së cilës populli ynë duhet patjetër, herët apo vonë, më e ditur të vërtetën, qoftë pozitive, qoftë negative, sepse derisa veprimtaria e SHIK-ut nuk do zbardhet deri në fund, gjithmonë do ekziston dyshimi për aktivitetin e tij faktik gjatë dhe pas luftës çlirimtare. Besoj shumë se qeveria e re në krye me Albin Kurtin kryeministër, jo vetëm veprimtarinë e SHIK-ut, por edhe të gjitha shërbimeve tjera që kanë vepruar ilegalisht në Kosovë do t’i hetojë, dhe po qese kanë bërë veprime antiligjore dhe të dëmshme për popullin dhe Kosovën, ato duhet ta marrin dënimin meritorë, ose të shpërblehen nga shteti po qese i kanë kontribuar lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka thënë publicisti Rexhep Elezaj.

Sipas tij, derisa nuk bëhet e qartë dhe publike veprimtaria e secilit individ, grup apo organizate ilegale, shoqëria dhe shteti ynë nuk mund të quhet demokratike, as ligjore si dhe as vend i civilizuar.

“Prandaj, duke u nisur nga parimet dhe vlerat e shoqërive të lira dhe demokratike, siç janë ato në vendet e përparuara të Evropës perëndimore, në SHBA, etj., është iluzore të flasim për demokraci dhe shtet ligjor, në një vend ku këto vlera esenciale mungojnë, ose lënë shumë për t’u dëshiruar, siç është gjendja në Kosovë..!? Se çfarë mund, përkatësisht duhet të bën qeveria e re e Kosovës për dekonspirimin dhe demolimin e logjikës kriminale, vrasjeve me motive politike, veprimeve kriminale të ndaluara me ligj, atyre grupeve kriminale që kanë vepruar në vitet e kaluara, ose këtyre që ende veprojnë sot ilegalisht në Kosovë, të huaja apo vendore qofshin, është detyrë dhe obligim kombëtar dhe shtetëror, që ato të zbulohen, së paku të pengohen, në punën dhe veprimtarinë e tyre kriminale dhe antishqiptare”, ka theksuar ai.

Për këtë, Rexhep Elezaj ka thënë se, shërbimi ynë informativ shtetëror duhet të forcohet, aftësohet dhe organizohet në nivel sa më të lartë profesional, logjistik dhe tekniko-teknologjik, sepse pa një shërbim të aftë kombëtar dhe efikas, shkruan Koha.net.

“Gjithmonë siguria fizike e qytetarëve, e pronës si dhe mbrojtja e integritetit shtetëror nga rreziqet, sidomos ato që vijnë nga jashtë, mbetet një kërcënim i madh, gjë të cilën nuk duhet lejuar kurrë që të ndodhë ndaj vendit tone”, ka thënë publicisti Rexhep Elezaj.

 

Tags: AnalistëtBlerim BurjaniFadil KajtaziGjykata SpecialeMuhamet KelmendiRexhep ElezajSHIKUSkender Zogaj
Postimi i mëparshëm

Po parandalohet ISIS-i që të marrë të ardhura nga nafta

Postimi tjetër

Trump gjobitet për keqpërdorimin e fondeve të ‘Fondacionit Trump’

Të ngjajshme Postime

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas
Politikë

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet
Politikë

Ekspertët e ekonomisë: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon investimet

28 July 2025
“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit
Politikë

“Nuk është i shitshëm”, thotë gruaja e Ramiz Lladrovcit pasi ky i fundit nuk u kandidua për kryetar të Drenasit

28 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim
Politikë

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale
Politikë

Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale

25 July 2025
Haradinaj: Deharit s’di kah po i buron ajo nervozë
Politikë

Haradinaj: Deharit s’di kah po i buron ajo nervozë

25 July 2025
Postimi tjetër
Trump gjobitet për keqpërdorimin e fondeve të ‘Fondacionit Trump’

Trump gjobitet për keqpërdorimin e fondeve të ‘Fondacionit Trump’

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 29 korrik ndër vite?

29 July 2025
Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

29 July 2025
Moti në Kosovë, me reshje shiu

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu

29 July 2025
5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

28 July 2025
Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu