Analisti politik Faton Abdullahu ka vlerësuar se moscertifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit nuk duhet të jetë kurrfarë justifikimi për të mos e shpejtuar procesin e bisedimeve për krijimin e qeverisë së re.
Ai ka thënë se karta e re për postin e presidentit i komplikon negociatat në mes të LV-së dhe LDK-së.
Në këtë intervistë dhënë, ai ka deklaruar se nuk po merret parasysh sugjerimi i partnerëve tanë ndërkombëtarë, se qeveria duhet të krijohet sa më shpejt, të pezullohet taksa dhe menjëherë të rifillojë dialogu me Serbinë, shkruan gazeta Epoka e Re.
Megjithatë, edhe nëse formohet qeveria me koalicionin LV – LDK, Abdullahu ka shprehur skepticizëm për funksionimin e saj për shkak të dallimeve parimore, ideologjike dhe strategjike që kanë këto dy subjekte politike.