1- “Rregulli numër një: Asnjëherë mos shpenzo para kot. Rregulli nr 2: Kurrë mos e harro rregullin numër 1”. – Warren Buffett,
2 – “Jeta nuk është e drejtë – duhet të mësoheni me të”. –Bill Gates
3 – Shumë njerëz shpenzojnë paratë që fitojnë… për të blerë gjëra që nuk i duan…për të impresionuar njerëz që ata nuk i pëlqejnë”. –Will Rogers
4 -“Paraja ndonjëherë kushton shumë. –Ralph Waldo Emerson
5 -“Çdo ditë është një llogari bankare bosh dhe koha është monedha jonë. Askush nuk është i pasur, askush nuk është i varfër, ne kemi nga 24 orë secili”. –Christopher Rice

6- “Para se të flasësh, dëgjo. Para se të shkruash, dëgjo. Para se të shpenzosh, fito. Para se të investosh, investigo. Para se të kritikosh, prit. Para se të lutesh, fal. Para se të heqësh dorë, përpiqu. Para se të dalësh në pension, kurse. Para se të vdesësh dhuro”. –William A. Ward
7 -“Jo gjithçka që numërohet ka vlerë, dhe jo gjithçka që ka vlerë mund të numërohet”. –Albert Einstein
8 -“Unë jam i pasur vetëm sepse e di kur e kam gabim …Kam mbijetuar nga njohja e gabimeve të mia”. –George Soros
9- “Paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme në botë. Dashuria është. Për fat të mirë, unë dua paratë”. –Jackie Mason
10 – “Tek Perëndia besojmë. Të gjithë të tjerët duhet të paguajnë para në dorë”. -Thënie amerikane