Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka njoftuar se ka ndërruar jetë simboli i Qafë Botës, nënë Hajrie Karameto në moshën 82 vjeçare nga Margëlliçi i Çamërisë.
Idrizi ka shkruar në rrjetin social Face book: “E dëbuar nga Çameria në moshën 7 vjeçare, por ajo nuk reshti asnjëherë të vinte çdo vit në pelegrinazhin e përvitshem në Qafë Botë. Ajo u kthye në simbolin e këtij pelegrinazhi.
Nënë Hajria mrekullonte me pamjen e paqtë e mandilen e bardhë, e duatë e saja për shpirtrat e të rënëve.
Nënë Hajria se kaloi dot atë kufi që ndan dy botët tona në Qafë Botë. Ajo Çamërinë e shihte vetëm me sy e zemër çdo vit në Qafë Botë”.
https://www.facebook.com/Sh.Idrizi/posts/2289777431130931?__xts__%5B0%5D=68.ARDIXlmUVl6npR24dWnKnqnLeupVynMGsyE1F0EOuNp4h534xEL7YoYScdICGDoRJWsCavtGF0vutVoTmmCMf2zucYK1RQjv-up9lZ7yi9r8lWtJwFbxiEn7TIjX_kovucZJspAKG42OwVf0TCcRkbEtygshq_1B8ofqa-xARXzDweYejFYpLPqRSk9U_HrArFlVSe5OBANy-oxxUB-a78CeyqKCos3Zj77K6rtuh2ebQBGnCgfTYplaPXfb8Al2L82qbhhHbVMmrNbEmPSYg8_ZYsYSnBJruFfO3bnXDKwaEJ4MVoEjIwdoy75ATJlAyxXxPQ_GkZsKgOO936OT88c7Zw&__tn__=-R
