Flokët që këputën, maja apo rrënjë të ashpra nuk janë kurrë një eksperiencë e këndshme. Prandaj gjithnjë e më shumë mënyrat se si t’i trajtoni flokët tuaj shtohen. Trajtimet për flokët nuk janë kurrë të tepërt e sidomos kur janë me bazë natyrale.
Disa nga ushqimet që përdorni çdo ditë në kuzhinë mund t’ju vijnë në ndihmë të madhe në luftën kundër këputjes së flokë. Në këtë artikull do të gjeni të shpjeguar se si të bëni lehtë maskën rigjeneruese për flokët tuaj. Mjafton pak qumësht dhe pak mjaltë që rezultati t’ju bëjë të ktheheni vazhdimisht tek ky trajtim.
Vlerat që dhurojnë
Mjalti është një antioksidant shumë i fuqishëm dhe funksionon si një zbutës natyral për flokët. Përveçse forcon rrënjët, ka aftësi të hidratojë majat dhe të largojë majat dyshe. Tek flokët mund ta përdorni edhe si një mënyrë të mirë të mbajtjes larg të papastërtive apo baktereve.
Qumështi nga ana tjetër i ushqen flokët tuaj nga rrënja, pasi është një burim shumë i madh proteinash e një sërë vitaminash. Nëse e fusni qumështin në traditën tuaj të kujdesit për flokët do të shikoni që më kalimin e kohët ata do të trashen dhe do të fitojnë shkëlqim. Bashkimi i të dy këtyre përbërësve është zgjedhja perfekte për këdo që dëshiron flokë të plotë e plot shkëlqim.
Si ta përgatisni
Për të përgatitur këtë trajtim shumë lehtë në shtëpi mjafton të merrni të dy përbërësit.
250 ml qumësht
1 lugë gjelle mjaltë
Në një enë të thellë përzieni të dy përbërësit e më pas lagni duart me pak nga lëngu i formuar. Vendoseni me kujdes në zonën më problematike të flokëve tuaj ose në të gjithë gjatësinë. Pasi të keni lyer çdo pjesë të dëshiruar, lidhini flokët me kujdes dhe lëreni trajtimin të thahet dhe veprojë për 15 minuta.
Më pas kur të ndjeni që është gati, shpëlani kokën me shampo dhe zbutës si zakonisht. Këtë trajtim këshillohet ta aplikoni të paktën një herë në javë për të parë rezultate s amë të mira./AgroWeb