• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 23 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Ekonomi

Fondi i mirëbesimit për zhvillimin e Kosovës mbeti pa para shkaku i taksës 100%

J G nga J G
6 November 2019
në Ekonomi, Kosovë
0 0
0
Fondi i mirëbesimit për zhvillimin e Kosovës mbeti pa para shkaku i taksës 100%
4
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Taksa e vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka varfëruar Fondin e Mirëbesimit, i cili është krijuar për zhvillimin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, thonë përfaqësues të shoqërisë civile në pjesën veriore të Kosovës.

Fondi i Mirëbesimit është themeluar mbi bazën e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 për doganat, ku Prishtina dhe Beogradi me lehtësimin e Bashkimit Evropian, ishin dakorduar për themelimin e tij në funksion të zhvillimit të komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Sipas kësaj marrëveshjeje, paratë e mbledhura përmes mallrave që importohen në pikat kufitare në veri, përkatësisht në Jarinë dhe Bërnjak, të destinohen në Fondin për zhvillimin e katër komunave veriore: Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Deri në fund të vitit 2018, vlera e këtij Fondi ka arritur në mbi 15. 5 milionë euro, kurse 11 milionë euro janë shpenzuar në 30 projekte të ndryshme, disa nga të cilat janë në fazën e zbatimit, thuhet në faqen zyrtare të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Fondi, sipas BE-së, favorizon investimet në projektet publike, të cilat mund të kenë ndikim në zhvillimet socio-ekonomike në komunat në veri.

Veçanërisht, projektet që propozohen duhet të kenë për qëllim përmirësimin e jetës së banorëve lokalë. Këto projekte duhet të jenë financiarisht të zbatueshme, me kosto efektive, substanciale dhe të jenë në mbrojtje të mjedisit.

Destinimi i Fondit ndërlidhet me projektet për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës publike, përfshirë rrugët, spitalet, furnizimin me ujë, trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave. Po ashtu, Fondi mbështetë edhe projektet për bizneset, gratë, shoqërinë civile, promovimin e të drejtave të njeriut, arsimin, qasje në kujdesin shëndetësor dhe transportin.

Por, që nga nëntori i vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën doganore 100 për qind ndaj të gjitha importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, importet nga Serbia kanë rënë në minimum.

Përfaqësues të shoqërisë civile në pjesën veriore të Kosovës, thonë se që nga vendosja e taksës, sasia e importit është zvogëluar dukshëm dhe rrjedhimisht edhe të hyrat për këtë Fond.

Dragisha Mijaçiq, nga Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial (INTER), në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se që nga vendosja e taksës nuk ka më mjete që grumbullohen në këtë Fond dhe rrjedhimisht nuk ka as financim të projekteve të reja.

“Në vitin e fundit, mendoj që ka pasur krejtësisht pak mjete që janë derdhur në atë Fond dhe natyrisht që ky është një nga efektet më negative që ka ndodhur me futjen e taksës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Pikërisht për këtë shkak, Fondi për zhvillimin e katër komunave të veriut të Kosovës, e ka humbur çdo kuptim”, tha Mijaçiq.

Funksionimi i Fondit vendoset nga Bordi menaxhues. Ky bord përbëhet nga tre anëtar: I dërguari i Posaçëm i BE-së në Kosovë ka postin e kryetarit, ministri i Financave të Kosovës merr pjesë në emër të autoriteteve të Kosovës dhe një përfaqësues i komunitetit serb që vjen nga katër komunat veriore.

Në faqen zyrtare të zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovë, thuhet se të ardhurat nga të dy pikat e kalimit transferohen në një llogari në një bankë tregtare në Prishtinë të përcaktuar nga BE-ja.

Edhe Lulzim Rafuna, këshilltar i ministritë në largim të Financave, Bedri Hamza, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se deri më tani janë shpenzuar më shumë se 11 milionë euro apo 78 për qind e fondit për projekte të ndryshme.

“Projektet kapitale kanë të bëjnë me projekte të ujit, me çështjen e ndërtimit të rrugëve, ndërtimin ose rindërtimin e shkollave, në qendrat sportive që ndihmojnë në socializimin e të rinjve, e tjera”, tha Rafuna.

Ndërkaq, Dragisha Mijaçiq, thotë se mjetet nga ky Fond janë shfrytëzuar për ndërtimin e rrugëve, blerjen e pajisjeve, ndërtimin e objekteve të ndryshme publike. Rrallë herë, thotë ai, projektet kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, duke dyshuar se kohëve të fundit ka mungesë edhe të transparencës për projektet e fituara.

“Mjetet më shumë janë shpenzuar në zhvillimin e infrastrukturës komunale, infrastrukturës sportive ose në objektet që kanë rëndësi kulturore, në arsimim dhe të tjera”.

“Karakteristike për Fondin zhvillimor është që në kohët e fundit është zvogëluar transparenca, madje edhe rreth raportimeve për atë se cilat projekte kanë fituar të drejtën për financim dhe cilat jo”, tha Mijaçiq.

Bazuar në një raport të publikuar në faqen zyrtare të BE-së, edhe pse të dhënat nuk janë të fundit, Komuna e Mitrovicës së Veriut ka shpenzuar më shumë se 3.4 milionë euro nga ky fond, pasuar nga Komuna e Zveçanit me 3 milionë euro, Komuna e Zubin Potokut me mbi 2.5 milionë euro dhe Komuna e Leposaviçit me mbi 2 milionë euro.

Tags: Fondi i MirëbesimitKosova e veriutTaksa 100%
Postimi i mëparshëm

Kriza klimatike po shpejton, këtë e thotë shkenca

Postimi tjetër

Në QKMF-në e Prishtinës funksionalizohet mamografi digjital

Të ngjajshme Postime

Pritje në pikat kufitare, kolona deri në 900 metra
Kosovë

Pritje në pikat kufitare, kolona deri në 900 metra

23 July 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”
Kosovë

Vazhdon vapa e fortë verore, por mund të ketë ulje të lehta të temperaturave

23 July 2025
Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare
Kosovë

Ardhja e mërgimtarëve, ja sa është pritja në pikat kufitare

22 July 2025
Vdekja e 2 punëtorëve në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për 2 të dyshuarit
Kosovë

Vdekja e 2 punëtorëve në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për 2 të dyshuarit

22 July 2025
Pas 30 korrikut, KEK ndal furnizimin me energji për të gjithë konsumatorët që s’kanë gjetur furnizues në treg të hapur
Kosovë

Pas 30 korrikut, KEK ndal furnizimin me energji për të gjithë konsumatorët që s’kanë gjetur furnizues në treg të hapur

22 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe dhe me vapë të fortë verore

22 July 2025
Postimi tjetër
Në QKMF-në e Prishtinës funksionalizohet mamografi digjital

Në QKMF-në e Prishtinës funksionalizohet mamografi digjital

Lajmet e fundit

Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

Logopedi: Mos i jepni fëmijës shumë lodra në të njëjtën kohë, ja arsyeja

23 July 2025
Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

23 July 2025
Kurti: Belgjika është mike e aleate e jona, tani partnere edhe në fushën e mbrojtjes

Kurti: Belgjika është mike e aleate e jona, tani partnere edhe në fushën e mbrojtjes

23 July 2025
Osmani nderon Shaban Manajn në 25-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes: Dëshmoi guxim dhe përkushtim

Osmani nderon Shaban Manajn në 25-vjetorin e rrëmbimit dhe vrasjes: Dëshmoi guxim dhe përkushtim

23 July 2025
UEFA kundërshton zgjerimin e fuqive të VAR për shkak të rritjes së mundshme të vonesave

UEFA kundërshton zgjerimin e fuqive të VAR për shkak të rritjes së mundshme të vonesave

23 July 2025
Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes

Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes

23 July 2025
Itali, 6 të vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur pjesën jugore të vendit

Itali, 6 të vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur pjesën jugore të vendit

23 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu