• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 23 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

A po ia lëshon Ramush Haradinaj postin vëllait të tij?

J G nga J G
6 November 2019
në Kosovë, Politikë
0 0
0
A po ia lëshon Ramush Haradinaj postin vëllait të tij?
5
SHPERNDARJE
25
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Periudhës 19 vjeçare të Ramush Haradinajt në krye të AAK-së mund t’i vije fundi së shpejti.

Kjo për arsyen se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njoftoi dje se po bëhet gati për zgjedhje të reja brenda partisë.

Që nga themelimi i saj, në krye të AAK-së qëndroi gjithmonë vetëm një njeri. Nga viti 2000, Ramush Haradinaj ka ushtruar funksionin e kryetarit të partisë, ani pse për vite me rradhë u përball me drejtësinë ndërkombëtare.

Mirëpo pse po shpallen zgjedhjet e reja në AAK?Ish-deputetja e këtij subjekti, Teuta Haxhiu, për lajmi.net thotë se gjithçka po imponohet nga rrethanat.

Ajo thotë se partia ka nevojë për zgjedhje të reja, dhe se gjithçka po bëhet me qëllim të rritjes së AAK-së.

“Vendimi është marrë në bazë të rrethanave. Kemi nevojë për zgjedhje të reja, kemi bë një analizë dhe jemi në një proces brenda votuesve tanë, dhe brenda strukturave tona. Konsideroj se ka vlerësu trupa drejtuese e partisë, se do të hyjmë në një proces të nevojshëm politik, gjithçka në interes të rritjes së Aleancës. Jemi në një rrugë ku kemi bërë disa analiza, thjesht jemi në një proces që e ka vlerësu vetë Këshilli Drejtues”, sqaron Haxhiu.

Duke parë kontributin e Ramush Haradinajt për gati dy dekada që ishte në krye të AAK-së, njohësit e çështjeve politike po thonë se ai është i pazëvendësueshëm në parti.

Analisti politik, Shkodran Ramadani, për lajmi.net thotë se AAK është njëra nga partitë, njerëzit e së cilës kanë më së paku pretendime për të udhëhequr me subjektin.

Sipas tij, një situatë më të afërt të ndodhë, vëllau i Ramush Haradinajt, Dauti Haradinaj mund ta marrë timonin e partisë.

“AAK është njëra prej partive me më së paku njerëz të cilët mund të pretendojnë me e udhëheq partinë me sukses, sepse lideri i saj është njeri me pushtet, lavdi ushtarake dhe familje patriotike. Pra është shumë zor me e zëvendësu dikush tjetër pos vëllaut të tij, Daut Haradinaj”, thotë fillimisht Ramadani.

Në AAK, sipas Ramadanit, individi është më i madh se partia, dhe se kjo situatë sipas tij ngjan edhe në Vetëvendosje me Albin Kurtin.

“Pra nuk ka asnjë kandidat tjetër potencial që kish mujt me e menaxhu strukturën e AAK-së. Kjo situatë nuk është vetëm te AAK, është edhe te partia tjetër. Vetëvendosje nuk mundet pa Albinin dhe as AAK pa Ramushin, pra tek këto dy parti lideri është më i madh se partia. Ndërsa tek PDK dhe LDK kemi një situatë ndryshe, ku këto subjekte mund ta ndërrojnë kryetarin dhe të besojnë njëmend se ai është i tillë, për arsyen se në këto dy subjekte partia është më e madhe se lideri. Prandaj AAK e ka shumë vështirë me e gjet dikënd që është zëvendësues i denjë i Haradinajt”, thotë në fund Ramadani.

Në fund, Shkodran Ramadani thotë se edhe nëse Haradinaj tërhiqet formalisht nga posti i kryetarit, ai do të vazhdojë ta ushtrojë këtë funksion, njëlloj sikur shembulli i ish-kreut të PD-së në Shqipëri, Sali Berisha, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë, se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me në krye Ramush Haradinajn doli parti e katërt në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën më 6 tetor.

AAK-së s’i bëri punë as koalicioni me PSD-në, ku si të bashkuar në proces ata morën asnjë më shumë se pak mbi 11 % të votave.

Tags: AAKDaut HaradinajRamush Haradinaj
Postimi i mëparshëm

AGK reagon ndaj kërcënuesit nga familjari i imamit të Zhabarit

Postimi tjetër

Kriza klimatike po shpejton, këtë e thotë shkenca

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot stabil, me diell dhe mjaft të nxehtë

16 September 2025
Musliu falënderon ata që morën pjesë në protestën në Hagë: Treguat se zëri i drejtësisë s’hesht
Politikë

Musliu falënderon ata që morën pjesë në protestën në Hagë: Treguat se zëri i drejtësisë s’hesht

14 September 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit
Politikë

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit
Kosovë

Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit

28 August 2025
Abdixhiku: Viti i ri shkollor nis me të njëjtat probleme, qeveria Kurti s’bëri asnjë përmirësim
Kosovë

Abdixhiku: Viti i ri shkollor nis me të njëjtat probleme, qeveria Kurti s’bëri asnjë përmirësim

28 August 2025
Postimi tjetër
Kriza klimatike po shpejton, këtë e thotë shkenca

Kriza klimatike po shpejton, këtë e thotë shkenca

Lajmet e fundit

Si të ndalosh së menduari për ish-in tënd

Si të ndalosh së menduari për ish-in tënd

23 September 2025
Nëse do të udhëtoni me avion, stjuardesa ju tregon veprimin që nuk duhet ta bëni në mënyrë kategorike

Nëse do të udhëtoni me avion, stjuardesa ju tregon veprimin që nuk duhet ta bëni në mënyrë kategorike

23 September 2025
Rritet presioni mbi Gjermaninë për mosnjohjen e shtetit palestinez, ministri i Jashtëm: Nuk është koha e duhur, por…

Rritet presioni mbi Gjermaninë për mosnjohjen e shtetit palestinez, ministri i Jashtëm: Nuk është koha e duhur, por…

23 September 2025
VIDEO / Festë e madhe në Paris pasi Dembele fitoi Topin e Artë

VIDEO / Festë e madhe në Paris pasi Dembele fitoi Topin e Artë

23 September 2025
Përparim Rama: Vetëm pasi kemi angazhuar kompanitë private janë larguar mbeturinat

Përparim Rama: Vetëm pasi kemi angazhuar kompanitë private janë larguar mbeturinat

22 September 2025
Çfarë i tha Macron OKB-së para se ta njohë Palestinën?

Çfarë i tha Macron OKB-së para se ta njohë Palestinën?

22 September 2025
Monako dhe Belgjika i bashkohen Francës në njohjen e shtetit palestinez në samit

Monako dhe Belgjika i bashkohen Francës në njohjen e shtetit palestinez në samit

22 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu