Një shtyllë e ndriçimit publik, e cila është e vendosur para postës në Suharekë, saktësisht në rrugën “Brigada 123”, po del të jetë rrezik për kalimtarët.
Një qytetar ka shprehur shqetësimin e tij, derisa ka thënë se trafoja që peshon 1.5 kg dhe kapaku 0.500 gram janë të varura dhe gati të bien në tokë, shkruan Indeksonline.
Ai ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që kalojnë në këtë pjesë që të bëjnë kujdes.