• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 13 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Polemikat LVV-LDK shpërfaqin vullnetin për bashkëqeverisje

J G nga J G
5 November 2019
në KRYESORE, Politikë
0 0
0
Polemikat LVV-LDK shpërfaqin vullnetin për bashkëqeverisje
2
SHPERNDARJE
31
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Përplasjet përmes deklaratave, kryesisht përmes rrjeteve sociale, të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shpërfaqin vullnetin, por edhe drojën për bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy partive për formimin e qeverisë së re të vendit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.

Të dy këto parti, të cilat, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit kanë marrë shumicën e votave të qytetarëve –Lëvizja Vetëvendosje e para dhe pas saj Lidhja Demokratike e Kosovës –ndonëse thonë së janë duke punuar për përafrimin e qëndrimeve mbi parimet e qeverisjes së ardhshme, zyrtarët e këtyre partive në disa raste kanë shkëmbyer polemika.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tre ditë më parë, në rrjetin social Facebook, ka thënë se “asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme” dhe se “ajo që është e qartë, është se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK-së”.

Ndaj kësaj deklarate, të njëjtën ditë ka reaguar, po ashtu, përmes rrjetit social Facebook, Albulena Haxhiu, nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se “emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”, duke aluduar në liderin e partisë së saj, Albin Kurtin.

Njohësi i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, thotë për Radion Evropa e Lirë, që polemika të ngjashme ndërmjet eksponentët e të dy partitë janë parë edhe gjatë fushatës zgjedhore. Por, sipas tij, pesha politike, e cila ka rënë mbi këto dy parti për ta krijuar një qeveri, duket se nuk është duke u kuptuar mirë nga eksponentë të caktuar nga të dy partitë.

“Në vend se ta orientojnë energjinë e tyre bashkëpunuese drejt gjetjes së zgjidhjeve për çështjet që i dallojnë, ata janë duke humbur kohë dhe janë duke e cenuar këtë atmosferë të mirë, e cila u krijua pas 6 tetorit, me deklarata krejtësisht të kota dhe të cilat vetëm sa e dëmtojnë procesin e bashkëpunimit. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, domosdo duhet ta kenë të qartë se duhet të bëjnë kompromise të konsiderueshme në qoftë se dëshirojnë që të qeverisin bashkë”, tha Muhaxhiri.

Njohësi tjetër i zhvillimeve politike, Armend Muja, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë fituar votat me premtimin se do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Por, siç thotë ai, karshi forcimit të këtij bashkëpunimi, ekzistojnë disa pengesa.

Sipas tij, te LDK-ja ekziston droja se ajo mund të përfundojë me influencë të zbehur në një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, droja se në qeverisjen e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje do të humbin disa krahë të LDK-së, si dhe droja se në qeverisjen e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, kjo e fundit mund të monopolizojë pushtetin. Gjithashtu, sipas tij, problem shtesë ndërmjet dy partive do të jetë edhe ndarja e posteve. Megjithatë, siç thotë Muja, problemi kryesor ndërmjet dy partive, do të jetë posti i presidentit të vendit, pas përfundimit të mandatit të presidentit aktual, Hashim Thaçi.

“LDK-ja insiston që të ketë tash një sqarim se çka do të ndodhë me presidentin, kurse nga Vetëvendosje kemi parë deklarata që thonë se diskutimet për presidentin duhet të bëhen në prill të vitit 2021, atëherë kur edhe i del mandati presidentit Thaçi dhe që të jetë e hapur mundësia edhe për kandidatët e shoqërisë civile. Unë mendoj që të gjitha diskutimet që kanë shkuar deri më tash, kanë shkuar sipas qasjes ‘ejani të diskutojmë për gjërat që pajtohemi’ dhe unë besoj që ato kanë shkuar mirë. Mirëpo, gjërat e ndërlikuara i kanë lënë për fund dhe unë mendoj që në dy javët në vazhdim, do të ketë diskutime goxha të vështira ndërmjet dy partive”, theksoi Muja.

Megjithatë, të dy njohësit e zhvillimeve politike, përjashtojnë mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të hyjnë në mospajtime të thella dhe për pasojë të mos mund të formojnë koalicionin qeverisës.

Muhaxhiri thotë se të dy partitë nuk do të mund t’i shmangen presionit të votuesve të tyre për të formuar së bashku qeverinë.

“Prandaj, këtyre dy partive u është imponuar krijimi i qeverisë, në mënyrë që ta mishërojnë ndryshimin konceptor, i cili ndodhi më 6 tetor. Në fakt, gjithmonë ekziston mundësia e moskrijimit të qeverisë, por unë mendoj që në momentin aktual, kjo nuk mund të ndodhë, sepse do të ishte vrastare në aspektin politik, qoftë për Vetëvendosjen, qoftë për LDK-në”, u shpreh Muhaxhiri.

Ndërkaq, Muja vlerëson se është me përfitim për të dy partitë që të formojnë koalicionin qeverisë dhe po ashtu, mandatin e kanë fituar duke premtuar se do të hyjnë në një. Për më shumë, sipas tij, në Kosovë, tashmë ka ndryshuar fryma politike dhe ajo e kërkon një koalicion të tillë.

“Të gjitha rrethanat, përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar, do të kushtëzohen që të ndihmojnë për mbështetjen e formimit të një qeverie të re ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së, e sidomos kur kihet parasysh që po vjen janari dhe kërkohet miratimi i Ligjit të buxhetit. Pastaj, pritet edhe fillimi i dialogut me Serbinë, dhe kështu me radhë. Mendoj që të gjitha rrethanat çojnë drejt një koalicioni ndërmjet këtyre dy partive. Por, megjithatë, nuk e përjashtoj mundësinë që këto dy parti do të kenë vështirësi në ndarjen e posteve dhe do të lypset ndërhyrja e palëve të treta ose nga faktori ndërkombëtar, për të lehtësuar një marrëveshje”, theksoi Muja, transmeton REL.

Sidoqoftë, të hënën, grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë takuar për herë të pestë për të harmonizuar qëndrimet mbi parimet e qeverisjes së përbashkët në të ardhmen. Zyrtarët e këtyre partive, kanë theksuar se polemikat ndërmjet oponentëve të të dy partive, nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e punës së këtyre grupeve. Gjithashtu, ata kanë paralajmëruar se brenda dhjetë ditësh do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së re.

 

Tags: LDKLVVPerplasje
Postimi i mëparshëm

Vuçiq në takim me shefin e Zyrës së BE-së në Serbi

Postimi tjetër

Vdes një burrë në Indi duke tentuar t’i hajë 50 vezë

Të ngjajshme Postime

Konjufca: Konstituimi i Kuvendit zbulon a i ka VV numrat: Nëse Kurti s’i ka, radha i vjen Bedri Hamzës
KRYESORE

Konjufca: Konstituimi i Kuvendit zbulon a i ka VV numrat: Nëse Kurti s’i ka, radha i vjen Bedri Hamzës

12 June 2025
Tragjedia e familjes nga Deçani: Nëna 34-vjeçare dhe djali i saj 3-vjeçar mbyten në pishinë
KRYESORE

Tragjedia e familjes nga Deçani: Nëna 34-vjeçare dhe djali i saj 3-vjeçar mbyten në pishinë

12 June 2025
Haziri: “Në gjendjen faktike zgjidhje është Qeveria e Unitetit”,
KRYESORE

Haziri: “Në gjendjen faktike zgjidhje është Qeveria e Unitetit”,

12 June 2025
Presidentja Osmani nga Tokio uron Kosovën për Ditën e Çlirimit
Politikë

Presidentja Osmani nga Tokio uron Kosovën për Ditën e Çlirimit

12 June 2025
Tasholli nga “Liria ka emër” e quan të njëanshme Gjykatën Speciale, paralajmëron protesta!
KRYESORE

Tasholli nga “Liria ka emër” e quan të njëanshme Gjykatën Speciale, paralajmëron protesta!

12 June 2025
Kurti në 20-vjetorin e Vetëvendosjes: E filluam me ëndërr, jo me realitet, shteti kurrë më i sigurt
KRYESORE

Kurti në 20-vjetorin e Vetëvendosjes: E filluam me ëndërr, jo me realitet, shteti kurrë më i sigurt

12 June 2025
Postimi tjetër
Vdes një burrë në Indi duke tentuar t’i hajë 50 vezë

Vdes një burrë në Indi duke tentuar t’i hajë 50 vezë

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 13 qershor ndër vite?

13 June 2025
Receta e thjeshtë e patateve të buta me gjalpë dhe piper

Receta e thjeshtë e patateve të buta me gjalpë dhe piper

13 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe i ngrohtë veror, por pa nxehtësi ekstreme

13 June 2025
Bashkëshorti i lumtur të zgjat jetën

Bashkëshorti i lumtur të zgjat jetën

13 June 2025
Bashkia e Durrësit nis në mes të natës aksionin për lirimin e plazheve publike

Bashkia e Durrësit nis në mes të natës aksionin për lirimin e plazheve publike

13 June 2025
Mundemi t’i fshijmë dot kujtimet e këqija? Ja çfarë thonë ekspertët

Mundemi t’i fshijmë dot kujtimet e këqija? Ja çfarë thonë ekspertët

13 June 2025
Me ngjyra në botën imagjinative të artistit

Me ngjyra në botën imagjinative të artistit

12 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu