Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se partia e saj ka arritur të fitojë 32 deputetë nga zgjedhjet e 6 tetorit.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se 32 deputetë do ta përbëjnë grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërsa përmendi LDK e cila në bazë të votave është e dyta.
“Faleminderit përzemërsisht për mbështetjen qytetarë të dashur që jetoni në Kosovë dhe ju mërgata jonë për mbështetjen e fuqishme. Këtë mbështetje, do t’ua kthejmë me shërbim e përfaqësim dinjitoz”, ka shkruar Haxhiu.
Nga zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë, ndërsa LDK-ja e dyta. Këto dy parti janë duke zhvilluar takime në vazhdimësi për të harmonizuar qëndrimet rreth programit qeverisës” ka shkruar Haxhiu. /InLajmi