Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për mes një video – selfie në llogarinë e tij në facebook ka folur për vlerësimin që SHBA i ka dhënë Kosovës në luftën kundër terrorizmit i cili ka thënë se ka qenë impresionues dhe i merituar.
“Një vlerësim ky i merituar, sepse Kosova ka vite që dëshmohet edhe praktikisht në luftën kundër terrorizmit, fundamentalizmit dhe çdo lloj ekstremizmi që paraqitet në Kosovë, në rajon ose jashtë rajonit, kudo në botë, së bashku me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Thaçi.
Ai po ashtu në fund ka shtuar se Kosova ka dëshmuar zotësi, aftësi dhe vajzat dhe djemtë e saj kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, transmeton InLajmi.