Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, ka rikthyer në kujtesën e fansave këngën e realizuar në Kosovë dhe për Kosovën, “Shine ya light”.
E njohur si “ambasadorja” më e mirë e Kosovës në botë, Rita e mallëngjyer ka treguar se i mungojnë memoriet nga vendlindja dhe momentet gjatë xhirimit të videoklipit, ndër të pakët single, shkruan Indeksonline.
Kënga e Orës sot mbushi 7 vjet që nga lansimi dhe numëron 21 milion klikime në Youtube.