Përballja e hendbollit mes Prishtinës e Besa Famgasit në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll ka treguar edhe një herë kushtet e rënda në të cilat organizohen ndeshjet sportive në këtë palestër.
Videot tregojnë nevojën për intervenim në dyshemenë e kësaj palestre në atë mënyrë që të jetë e mundshme të zhvillohet ndeshja, transmeton Koha.net.
Aty shihet stafi i palestrës dhe hendbollistë që bashkë mundohen të rregullojnë terrenin për ndeshjen derbi, të cilën në fund e fituan pejanët për të vazhduar dominimin në Superligë.
Shikojeni videon më poshtë:
https://www.facebook.com/portalikohanet/videos/1171019856423457/?t=3