Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot është pritur në takim nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, i cili ka treguar se në këtë takim kanë biseduar për situatën politike në dy vendet, për raportet midis shteteve në Ballkan si dhe për çështjen e integrimit evropian.
“Do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen”, ka shkruar Kurti. /InLajmi